Prishtina dhe Penza e Pejës do të takohen nesër (19.00) në finale të Ligës Unike në basketboll.
Basketbollistet e Prishtinës shpërthyen me lojë të mirë në çerekun e fundit, duke e mposhtur 74:68 (11:24, 23:16, 14:15, 25:13), në ndeshjen gjysmëfinale që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Në minutën e 30-të, “flamurtaret” ishin në epërsi me 6 pikë (49:55) ndaj Prishtinës, por në minutat vijues gjithçka u përmbys.
Në minutën e 34-të, Prishtina avancon me 66:63, duke fituar përballjen me rezultat 74:68.
Basketbollistet Tynice Martin me 27 e Sarah Mgbeike me 19 sosh, janë trimerëshat e fitores së Prishtinës. Laura Jane Johnson me 21 pikë e Sophia Lynn Jacobsson me 20, me efikaset të Flamurtari.