Mamaja e Pete bën deklaratën e papritur për djalin e saj dhe Kim

Mesa duket jo vetëm fansat janë adhurues të lidhjes së Pete Davidson dhe Kim Kardashian.

Mamaja e Pete, ka shprehur gëzimin e plotë që djali i saj të ketë një fëmijë me yllin e “Keeping Up With The Kardashians”.

Një komentuese në “Instagram” etiketoi mamanë e komedianit në një foto të Pete dhe Kardashian, dhe shkruante:

“Ajo do të jetë shtatzënë me fëmijën e tij deri në fund të vitit.  @amyymarie118”

Nëna e aktorit të humorit iu përgjigj komentit me entuziazëm, duke shkruajtur:

“yayyyy!“

Fansja, @ariana826, më pas u përgjigj me disa emoji me zemra.

Rikujtojmë se Kim Kardashian dhe i dashuri i saj, Pete Davidson u panë duke mbërritur në Los Angeles pasditen e së martës (22 mars) pas një udhëtimi në New York.

Megjithatë, gjatë fluturimit të saj me aktorin e “Saturday Night Live”, themeluesja e “KKW Beauty” u pa me veshje të thjesht, pantallona të zi dhe të gjera, një kapuç të zi dhe xhaketë të madhe, teksa flokët i la në bisht dhe duke e kompletuar pamjen me një palë syza me nuanca të zeza.

Nga ana tjetër, Davidson ishte veshur me rroba sportive me ngjyrë të zezë dhe gri.

Ylli i komedisë u pa gjithashtu duke mbajtur një çantë të gjelbër në krah, teksa ai dhe Kardashian dilnin nga avioni.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prishtina – Penza, finalja e Ligës Unike

Story i radhës

Mesazhi i Scholz: Ballkani Perëndimor në BE për të siguruar paqen

Të fundit nga