Prishtina nesër përballet me skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut

July 13, 2022
1 minut lexim

Prishtina po qëndron në Mavrovë për fazën përgatitore për sezonin e ri.

Kryeqytetasit do ta zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë miqësore për këtë edicion, ku përballë do ta kenë skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Struga Trim&Lum.

Ka qenë faqja zyrtare e klubit bardhekaltër që ka njoftuar se do të përballen me Strugën.

Ndeshjen e parë miqësore Prishtina e kishte zhvilluar ditë më parë në Kosovë ku kishin luajtur baras 1-1 me Trepçën ’89.

“FC Prishtina që nga data 10 korrik po qëndron në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut për përgatitje para fillimit të edicionit të ri në futbollin e Kosovës, që starton në mes të muajit gusht.

Skuadra “bardhekaltër” që në Mavrovë do të përgatitet deri më 25 korrik, tashmë i ka aranzhuar edhe tre ndeshje miqësore.

Të parën do ta zhvillojë të enjten (14 korrik) ndaj skuadrës shqiptare Struga Trim & Lum, ekip që garon në elitën e futbollit maqedonas.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 17:00 në stadiumin “Resort Mavrovo” në Mavrovë.

Prishtina që fazën përgatitore e ka filluar në kryeqytet më 27 qershor, më parë e ka zhvilluar edhe një tjetër ndeshje kontrolluese ndaj Trepçës ’89 në Mitrovicë, sfidë e cila ka përfunduar me rezultat 1:1.”, njofton FC Prishtina.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Flakët në Malin e Çikës, reagon Meta

Story i radhës

Një pjesë e protestuesve do të kalojnë natën në çadër para Kuvendit

Të fundit nga

ShkoLartë