Prishtina në presion të Ballkanit! Boshnjaku: Ndeshjen e nesërme e vlerësojmë si jetike 

March 15, 2022
1 minut lexim

Prishtina është e përgatitur maksimalisht kundër Ballkanit nga Theranda, duke synuar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Ballkani beson e shpreson në cilësi, ndërsa Prishtina është e motivuar për fitore. 

Prishtina e zhvillon ndeshjen më të rëndësishme të edicionit deri më tash në kuadër të çerekfinales së Kosovës në futboll ndaj Ballkanit në Therandë.

Prishtina e drejtuar nga trajneri Abdulah Ibrakovic do ta kërkojë gjysmëfinalen në sfidën e cila zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 13:00.

Skuadra “bardhekaltër” ka mbetur prapa në luftë për titullin kampion andaj do të synojë një trofe dhe daljen në garat evropiane përmes Kupës.

Prishtina në 1/8 e finales e ka eliminuar Drenicën, duke e mposhtur me rezultat 2:1, ndërkohë që paraprakisht e ka mposhtur Besën e Pejës me shifrat 0:4 në fazën 1/16. 

Skuadra e cila e fiton Kupën kualifikohet në garat evropiane.
Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës shtatë herë, për herë të fundit në edicionin 2019-2020.

Për ndeshjen ndaj Ballkanit për faqen zyrtare të klubit, FC Prishtina ka folur kapiteni Lorik Boshnjaku. 

“Ndeshjen e nesërme e vlerësojmë si jetike për skuadrën tonë pasi që i gjithë fokusi është kalimi në turin e radhës. Atmosfera në ekip ka ndryshuar për pozitivisht dhe kur luajmë si grup jemi në gjendje që ta mposhtim çdo ekip që e kemi përballë.
Ata futbollistë që do ta kenë rastin të aktivizohen, do ta japin maksimumin në fushë. Për fat të mirë jemi të kompletuar”,
thotë Boshnjaku.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ardiani poston fotografi tjera me Jasminën

Story i radhës

Rama: Kremlini mund ta shohë me admirim

Të fundit nga

ShkoLartë