Klubi i hendbollit Prishtina (femrat) ka filluar luftën kundër lideres së kampionatit, Istogu.
Prishtina reagon përmes një komunikate duke hedhur kritika të ashpra në drejtim të Istogut.
Këto klubet dukej se i kishin normalizuar raportet, por reagimet e fundit tregojnë se nuk ka qetësi e paqe sportive mes këtyre klubeve.
“KHF Istogu kurdis akuzën e radhës në drejtim të Prishtinës.
Pas ndeshjes të shtunës që u zhvillua në Prishtinë, KHF Istogu gjetën kohë për të shpifur në drejtimin e kapitenes sonë Aida Stagova dhe klubin tone me pretendimin se “ndërhyrja” e Aida Stagovës, ka qenë e qëllimshme dhe me tendenca me lëndue kapitenen e Istogut Albina Rugovën, e kjo gjë rezulton një pa vërtetë e madhe nga klubi mysafirë, të cilët asesi nuk po mundet të pajtohet në mendësinë e tije se Hendbolli është sport fisnik dhe sport i forcës e lëndime janë më se normale të ndodhin gjatë 60 minutave të një ndeshje në parket.
Ky mendim jo etikë e paraqitur në faqen zyrtare të KHF Istogu me tekst se “Ndërhyrja e hendbollistës së Prishtinës ndaj një prej hendbollisteve më të mira që ka dhënë hendbolli kosovar Albina Rugova, ishte fatale për këtë të fundit.” Është vërtetë për ardhur keq nga klubi Istogu e cila shtrëmbojë të vërteten e asaj që ndodhi në parket.
Lëndimi i lojtares Albina Rugova, ishte lëndim gjatë realizimit të aksioni kontra të ekzekutuar nga ekipi mysafirë, por asnjëherë kapitenja Stagova nuk ka pasur synim që ta lëndojë me qëllim kolegen e saj. Por KHF Istogu akoma është duke akuzuar në vazhdimësi ekipin e Prishtinës, se kinse kapitenja e KHF Prishtinës Aida Stagova, ka ndërhyrë me qëllim, vetëm për faktin për t’ja humbur sezonin e saj Albina Rugovës.
KHF Prishtina ju rikujton se në ballafaqimet e kaluara pikërisht me KHF Istogun e cila u zhvillua në Prishtinë, në Sallën “1 Tetori” ne tetor te vitit 2020 hendbollistja e jonë Shkurte Mehmeti u pati lënduar në ballafaqimin e saj me lojtaren e Istogut në atë botë Suzana Ujkiq, por asnjëherë klubi jonë nuk pati shkruajtur se lojtarja Ujkiq ja ka humbur sezonin pivotmenes sonë Mehmeti e cila pësoi të njetin lëndim si Albina Rugova dhe ende nuk është rikthyer në formën e saj të mëparshme.
Andaj ne si Kryesi e KHF Prishtina, kërkojmë nga KHF Istogu dhe të gjithë ata që e përkrahin ketë mendësi dashakeqëse të heqin dorë nga këto lojëra të ulëta dhe naive me tokë fjalësh të shprehura në mënyrë kuturu dhe të lejoje e te pranojë se në sportin e bukur të Hendbollit ndodhin edhe lëndimet, edhe pse ne nuk i dëshirojmë ato por ato ndodhin si te Istogu po ashtu edhe te ne janë lënduar hendbollistet Shkurta Mehmeti dhe Eduarta Kurteshi por asnjehere KHF Prishtina nuk është shprehur në nivelin e ultë e cinik ne opinion.
KHF Prishtina do ta argumentojë me fakte dhe dëshmi se ndërhyrja e kapitenes sonë nuk ka qenë aspak e qëllimshme”, reagon KHF Prishtina.