java nis me reshje bore parashikimi i motit per pese ditet e ardhshme 676856b70d2ee

Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

December 22, 2024
1 minut lexim

Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja do të mbizotërojë mot i vranët dhe pa reshje.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të jenë të ulëta, me erëra mesatare deri të fuqishme, kryesisht nga verilindja dhe juglindja.

Njoftimi i plotë nga IHMK-ja:

-Të hënën, moti do të jetë i vranët, me riga shiu gjatë ditës, të cilat në orët e vona të mbrëmjes do të shndërrohen në borë. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 1 deri 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga verilindja dhe veriperëndimi.

-Të martën, moti do të mbetet i vranët, me reshje të herëpashershme bore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 1 deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

-Të mërkurën, moti do të jetë i vranët, me fjolla bore vende-vende. Në mëngjes paraqiten kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të jenë 0 deri 1 gradë Celsius. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga verilindja.

-Të enjten, moti parashikohet i vranët dhe pa reshje. Në mëngjes, në shumë zona do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 0 deri 1 gradë Celsius. Era kryesisht do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1-4 m/s.

-Të premten, moti do të jetë kryesisht i vranët, me temperatura minimale ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius dhe maksimale nga 0 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shtetet e kontrolluara nga demokratet masa per mbrojtjen e emigranteve 6768563ee527b
Story i mëparshëm

Shtetet e kontrolluara nga demokratët masa për mbrojtjen e emigrantëve

drenusha e ashper ndaj fitimit xheneta se ka tradhtuar gjestin 676857e3afda9
Story i radhës

Drenusha e ashpër ndaj Fitimit: Xheneta s’e ka tradhtuar Gjestin

Të fundit nga

Zbulohen 8 emoji të reja në iPhone

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një shkelje syri apo një kauboj që buzëqesh, mund të duket sikur ekziston tashmë një emoji për çdo situatë të mundshme. Por çuditërisht, tani ka edhe më

Spanjollët barazojnë në fund në Roterdam

Kampioni në fuqi i Evropës, Spanja, doli ballëlart nga stadiumi në Roterdam, duke barazuar me rezultat 2:2 me Holandën.  Ndeshje e luftuar në Roterdam mes Holandës dhe Spanjës në kuadër të ndeshjes
ShkoLartë