Prishtina firmos me Begollin

FC Prishtina ka nënshkruar kontratë me sulmuesin e krahut, Gentrit Begolli.

29-vjeçari është produkt i Shkollës së Futbollit “Prishtina” pasi që karrierën si fatos e ka nisur në këtë skuadër në moshën 10-vjeçare.

Begolli në edicionin 2011/12 u bë pjesë e skuadrës së parë të parë të Prishtinës me ç’rast luajti deri në edicionin 2017/18. 

Ai me Prishtinën i ka fituar dy tituj kampion, dy Kupa të Kosovës dhe dy Superkupa.

Karrierën pastaj e vazhdoi te Llapi, një vit luajti edhe te Flamurtari (2019/20) për t’u rikthyer sërish te Llapi në edicionin

Me Llapin e ka fituar Kupën e Kosovës dhe Superkupën.

Në këtë dimër u rikthye te skuadra e zemrës, Prishtina.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

U arrestua për mashtrim, gjykata jep vendimin për noteren Rezarta Koçin

Story i radhës

Test: Zgjidhni një nga këta zogj dhe zbuloni pikat tuaja të forta dhe të dobëta!

Të fundit nga