U arrestua për mashtrim, gjykata jep vendimin për noteren Rezarta Koçin

min lexim

Arrest me burg ka caktuar gjykata e Tiranës për noteren Rezarta Koçi, e arrestuar dy ditë më parë për mashtrim dhe shpërdorim të detyrës.

Gjyqtari Sokol Tona ka pranuar kërkesën e Prokuroriaë duke e lënë në burg Koçin të paktën deri në përfundim të hetimit. Noterja u arrestua nga policia pasi ajo u vidhte paratë klientëve që  zgjidhnin atë për të bërë kontratat noteriale të shit-blerjeve të banesave apo bizneseve të tjerë.

Hetimet kishin nisur pasi 4 kallëzimeve që ishin bërë nga qytetarë te ndryshëm ndaj noteres, por sipas informacioneve ajo është arrestuar vetem per një prej tyre, ku ishte kallëzuar  për mashtrim.

Pas kallëzimeve nga qytetarët nga  hetimet ka rezultuar se noteria 40 vjeçare, gjatë kohës që përgatiste dokumentacionin, nuk hapte llogari të ngrirë bankare për transferimin e parave nga pala blerëse tek ajo shitëse, por në kundërshtim me ligjin përdorte llogarin e saj personale.  Mashtrimet e Koçit u zbuluan nga qytetarët që ishin pala shitëse, pasi nuk merrnin asnjë shumë lekësh edhe pse certifikata e shtëpisë apo biznesit që shisnin kalonte në emër të palës blerëse.

Klientët e saj Koçi i mashtronte duke i thënë se do  ti kalonte nga dita në ditë. Referuar kallëzimeve numri i qytetarëve te mashtruar nga noteria është mjaft i lartë, ku shumat që ajo ka përvetësuar kapin vlera te majme. 40-vjeçarja do hetohet për, “Shpërdorim detyre” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Kujtojmë se disa muaj më parë, në zonën e “Komunës së Parisit”, as iu vendos një sasi tritoli tek, makina e saj “Range Rover” që ishte e parkuar, poshtë banesese. Kjo ngjarje është ende e pazbardhur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Голема полициска акција во Грчец

Story i radhës

Prishtina firmos me Begollin

Të fundit nga