-Në një takim në ambasadën e Ukrainës në Turqi javën e kaluar, gruaja e një të burgosuri lufte ukrainas pohoi se disa prej trupave që po shkëmbeheshin u mungonin organet e brendshme.
– Jo vetëm që janë torturuar, por ne marrim edhe trupa që u mungojnë organet e brendshme, pohon gruaja, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ukrainase Ukrinform.
Ajo pretendon se organet shiten në tregun e zi, por Nettavisen nuk mund t’i verifikojë pretendimet.
Ambasada ruse në Norvegji i hedh poshtë akuzat dhe pretendon se ato nuk janë të vërteta.
Është e dokumentuar mirë se të burgosurit e luftës, (ukrainasit) keqtrajtohen në robërinë ruse, prandaj, kur ukrainas të luftës dorëzohen në Ukrainë, ata janë të dobësuar, njëherit tregojnë për torturat në kampet ruse të burgjeve.
Në shkurt të këtij viti, Nettavisen u takua me majorin ukrainas Arsen Dmytryk në Kiev. Ai u kap nga Rusia kur forcat ukrainase u dorëzuan në Mariupol në maj 2022.
I uritur në robërinë ruse, shpesh ushqeheshin me një qull me bazë uji, pa kripë, por në ushqim mund të gjenim edhe gjëra që nuk i përkisnin fare ushqimit, madje kishte edhe rërë. Nuk kishim as ujë të pijshëm të pastër, thekson majori.
Ai tregoi për trajtimin brutal nga rojet ruse të burgut…)
-Përfaqësuesi i dhuruesëve të organeve shkruan në një e-mail për Nettavisen se është e pamundur të jepet ndonjë vlerësim, se sa i madh është tregu i zi ndërkombëtar për organet.
– Vlerësimet sugjerojnë se midis 5 dhe 42 për qind e të gjitha transplatimeve me organe të blera në botë janë të paligjshme, ose në një zonë gri të ligjshme. Pastaj flitet për gjithçka, nga “turizmi i organeve”, ku ju udhëtoni në një vend tjetër dhe paguani vetë për trajtimin dhe kompensimin për organin, deri te aktivitetet thjesht kriminale dhe të dënueshme, ku organet thjesht u hiqen viktimave, për t’u rishitur, shkruan Sekowski.
Të gjitha format e tregtisë së organeve rregullohen përmes Deklaratës së Stambollit, të cilës i janë bashkuar mbi 100 vende…)
– Ekziston një mungesë e përgjithshme e organeve vitale nëpër botë, prandaj shumë njerëz në dëshprim, janë të gatshëm të bëjnë gjithëçka për të marrë organin që u shpëton jetën! Si rregull, nga kjo përfitojnë mbështetësit dhe njerëzit e korruptuar në pozitat e pushtetit, ose që kanë ekspertizë mjekësore përkatëse. Kurse ata që shesin vullnetarisht, relativisht janë pak, shkruan ai.
Sekowski shkruan se është e vështirë të thuhet diçka për cilësinë e organeve nga të burgosurit e luftës së uritur në masë!
– Kemi një mori të gjerë faktorësh mjekësorë që përcaktojnë nëse organet janë të një cilësie mjaft të mirë për t’u transplantuar në një qenie tjetër njerëzore. Sigurimi që një organ i përshtatet marrësit është gjithashtu një proces i gjerë. Në përgjithësi, dhurimi i organeve është diçka që kërkon një aparat të madh mjekësor dhe ekspertizë të specializuar, shkruan Aleksander Sekowski.
Organet duhet të merren menjëherë nga dhuruesi dhe të vendosen në një trup të ri.
– Duhet të shpëlahen, të ftohen dhe të ruhen në lëng të ftohur menjëherë pas nxjerrjes. Zemra mund të përballojë rreth katër orë, mushkëritë rreth gjashtë, ndërsa organet e tjera mund të ruhen më gjatë – veshkat deri në 24 orë, para se të dëmtohen aq shumë sa të mos mund të transplantohen, thotë Sekowski.
Burimi: botasot.info