urgjenca ne pediatrine e elbasanit shefja e repartit ka pasur 100 vizita ne 24 ore 66abae531c766

Urgjenca në pediatrinë e Elbasanit, shefja e repartit: Ka pasur 100 vizita në 24 orë

August 1, 2024
1 minut lexim

Mesatarisht 80 fëmije  çdo ditë paraqiten për ndihmë mjekësore pranë pediatrisë së Elbasan me shqetësime të tilla si temperaturë të lartë, diarre e të vjella.

Tashmë që temperaturat shënojmë ekstremet Shefja e Pediatrisë së Elbasanit, Irena Palloshi pohon se në 24 orë kryejnë deri në 100 vizita.

“Numri i fëmijeve që paraqiten ne spitalin e Elbasanit varjon nga 65 deri në 100 paraqitje ne çdo 24 orë, sidomos në fundjave ka më shumë paraqitje. Kryesisht vijnë fëmije me temperature shumë të larta, fëmije me të vjella me diarre por nuk mungojnë dhe fëmijë me afeksione të traktrit pulmunar.  Gjithmonë në verë ne rekomandojmë veshjen që të jetë sa më e lehtë me materiale të pambukta, nga ora 11 deri ne orën 5 mundësisht fëmijët të mos ekspozohen në diell.” –thotë pediatrja.

Mjekja u bën  apel qytetarëve të evitojnë daljet në oraret e pikut, të qëndrojnë të hidratuar dhe të konsumojnë ushqime të freskëta.

“Një nga shkaqet e laringiteve keto ditë është djersitja shumë e madhe nga temperatura shumë e lartë, dhe futja në ambjente me ajer të kondicionuar. Pra diferenca e tenperaturës shumë e madhe.” –shton ajo.

Sipas mjekëve, në stinën e verës gjithashtu shtohen rastet e alergjive nga pickimet e insekteve të cilat nëse neglizhohen mund të shkaktojnë edhe pasoja.

MARKETING

RENT A CAR

malisheve arrestohen familjaret qe rrahen doktorin te cilit i vdiq pacientja vitin e kaluar 66abaaceb8c81
Story i mëparshëm

Malishevë: Arrestohen familjarët që rrahën doktorin të cilit i vd*iq pacientja vitin e kaluar

pretendohet se rusia vjedh organe nga te burgosurit ukrainas 66abb560071cb
Story i radhës

Pretendohet se Rusia vjedh organe nga të burgosurit ukrainas!

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë