Ish-deputetja e AKR-së: S’ka ndodhur në historinë e Kuvendit bojkoti i tri seancave

1 minut lexim

Ish-shefja e Grupit Parlamentar të AKR-së, Myzejene Selmani, ka kritikuar ashpër pushtetin aktual për mos prezencën e tyre në Kuvend pas thirrjeve të opozitës për seanca të jashtëzakonshme.

Selmani e quan absurde mos prezencën e mazhorancës në tri seanca.

Tutje, ajo thotë se asnjëherë në historinë e Kuvendit s’ka ndodh një gjë e tillë, sipas Selmanit, partia në pushtet nuk ja dinë vlerën shtetit.

“Tri seanca me i bojkotu, kjo është absurde dhe s’ka ndodhë në historinë e Kuvendit të Kosovës. Nuk ja dinë vlerën as shtetit as Kuvendit. Qytetari e humb besimin në institucionin më të lartë të vendit”, tha ajo.

Ish-deputetja e AKR-së deklaroi se qytetarët duhet t’i dënojnë deputetët me vota për mungesën në seanca.

“VV nuk po i dinë kompetencat që i kanë Kuvendi është organi më i lartë dhe ata deputet e ministra që largohen nga seanca duhet të ndëshkohen nga qytetari. Pushteti duhet të jetë në gjendje gatishmërie nuk kanë dijeni pse janë në Kuvend”, u shpreh Selmani.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, çështjet që pritet të diskutohen

Story i radhës

Tayna shpërfaq obsesionin në një foto provokuese që po ‘çmend’ rrjetin

Të fundit nga