presidentja shiroka pula shteti i kosoves eshte ndertuar mbi sakrificen vizionin dhe qendresen e brezave 6ac767374d9c7

Presidentja Shiroka Pula: Shteti i Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën, vizionin dhe qëndresën e brezave

October 8, 2026
1 minut lexim

Me marrjen e detyrës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Në Prekaz, Presidentja Shiroka Pula nderoi sakrificën sublime të familjes Jashari dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari.

“Prekazi mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës së pashembullt për atdheun”, tha Presidentja, transmeton “Bota sot”.

Gjatë homazheve te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, ajo vlerësoi urtësinë dhe vizionin me të cilin ai e udhëhoqi Kosovën në një nga periudhat më vendimtare të historisë së saj.

“Trashëgimia e tij politike dhe vizioni për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të orientuar drejt botës perëndimore janë udhërrëfyes për ne”, theksoi Presidentja Shiroka Pula.

Image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula

Te varri i veprimtarit Adem Demaçi, Presidentja nderoi jetën dhe veprën e tij, duke theksuar se ai ia kushtoi një jetë të tërë lirisë dhe dinjitetit të popullit të Kosovës.

“Me vendosmërinë dhe sakrificën e tij, Demaçi u bë simbol i qëndresës dhe i mosnënshtrimit përballë padrejtësisë”, u shpreh ajo.

Image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës, i sakrificës, vizionit dhe qëndresës së brezave.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maqedonia mbi mesataren evropiane per perqindjen e popullsise se afte per pune kryeson pollogu shkupi i fundit 6ac7508da68a3
Lajmi i mëparshëm

Maqedonia mbi mesataren evropiane për përqindjen e popullsisë së aftë për punë! Kryeson Pollogu, Shkupi i fundit

diella mbetet ne qeveri kushtetuesja rrezon kerkesen e 39 deputeteve 6ac7679099def
Lajmi i radhës

“Diella” mbetet në qeveri, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e 39 deputetëve

Të fundit nga

ShkoLartë