maqedonia mbi mesataren evropiane per perqindjen e popullsise se afte per pune kryeson pollogu shkupi i fundit 6ac7508da68a3

Maqedonia mbi mesataren evropiane për përqindjen e popullsisë së aftë për punë! Kryeson Pollogu, Shkupi i fundit

October 8, 2026
1 minut lexim
IMG 0875
Screenshot

Maqedonia e Veriut është mbi mesataren evropiane sa i përket përqindjes së popullsisë së aftë për punë, përcjell TV21. Në vendin tonë, 59,5% e popullsisë është e aftë për punë, pra nga 20 deri në 64 vjeç, ndërsa në Bashkimin Evropian, kjo kategori përbën 58,3% të popullsisë, tregojnë të dhënat e Eurostatit.

Ndër tetë rajonet planore të Maqedonisë së Veriut, përqindja më e lartë e aftësisë për punë është në Rajonin e Pollogut, me 61,6%, ndërsa më e ulëta në Rajonin e Shkupit, me 58,3%.

Në BE, përqindja e popullsisë së aftë për punë është më e lartë në 22 rajone të Gjermanisë, me 63,0%, si dhe në disa rajone të Danimarkës dhe në rajonet ishullore të Spanjës.

Në të kundërt, në 189 rajone të BE-së, popullsia e aftë për punë përbën më pak se 55,0% të popullsisë së përgjithshme.

Këto rajone janë kryesisht rurale dhe përfshijnë pjesën e brendshme të Portugalisë, zona të mëdha rurale të Francës, pjesën më të madhe të Gjermanisë Lindore, si dhe territore rurale në Bullgari, Greqi dhe vendet nordike.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

emma willis surprizon me pamjen e re rock chick shfaqet me gershet te gjate dhe fustan tartan 6ac74c9c112be
Lajmi i mëparshëm

Emma Willis surprizon me pamjen e re “rock chick”, shfaqet me gërshet të gjatë dhe fustan tartan

Të fundit nga

ShkoLartë