presidentja dekoron gjeneralin amerikan osborn me medaljen presidenciale ushtarake 6aeb58a10756a

Presidentja dekoron gjeneralin amerikan Osborn, me Medaljen Presidenciale Ushtarake

November 4, 2026
1 minut lexim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, dekoroi gjeneralin Steven Osborn, Adjutant të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowas, me Medaljen Presidenciale Ushtarake të Republikës së Kosovës.

Dekorata iu nda në shenjë mirënjohjeje për lidershipin e tij të shquar, kontributin në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës, si dhe për forcimin e partneritetit ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e partneritetit ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowas dhe FSK-së, i cili gjatë pesëmbëdhjetë viteve ka kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes trajnimeve, ushtrimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.

Në këtë kontekst, Presidentja shprehu mirënjohjen për përkushtimin e gjeneralit Osborn dhe mbështetjen e tij për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.

“Ajo theksoi se partneriteti me ShBA-të është strategjik për Kosovën dhe është ndërtuar mbi besimin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta. Në këtë kontekst, Presidentja Shiroka Pula potencoi se kjo miqësi dhe ky partneritet do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

davkova takohet me komandantin suprem te nato s ne evrope thekson sigurine e ballkanit dhe korridoret 8 dhe 10 6aeb58146c006
Lajmi i mëparshëm

Davkova takohet me komandantin suprem të NATO-s në Evropë! Thekson sigurinë e Ballkanit dhe Korridoret 8 dhe 10

rama e beri shqiperine me regres raport belind kellici be ngre alarmin per korrupsionin tenderat dhe mbrojtjen e ballukut 6aeb59252865d
Lajmi i radhës

“Rama e bëri Shqipërinë me Regres Raport”, Belind Këlliçi: BE ngre alarmin për korrupsionin, tenderat dhe mbrojtjen e Ballukut

Të fundit nga

ShkoLartë