davkova takohet me komandantin suprem te nato s ne evrope thekson sigurine e ballkanit dhe korridoret 8 dhe 10 6aeb58146c006

Davkova takohet me komandantin suprem të NATO-s në Evropë! Thekson sigurinë e Ballkanit dhe Korridoret 8 dhe 10

November 4, 2026
1 minut lexim

Presidentja, Gordana Siljanovska-Davkova, në cilësinë e komandantes supreme të Forcave të Armatosura të Maqedonisë së Veriut, u takua me gjeneralin Aleksus Grinkeviç, komandant suprem i forcave aleate të NATO-s në Evropë. Në takim, sipas njoftimit të presidencës, ajo rikonfirmoi përkushtimin e vendit ndaj mbrojtjes kolektive dhe theksoi se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është i lidhur drejtpërdrejt me sigurinë euroatlantike.

Siljanovska-Davkova ka paralajmëruar për rreziqet nga kërcënimet hibride dhe dezinformatat, duke nënvizuar rëndësinë e pranisë së vazhdueshme të KFOR-it në Kosovë.

Ajo veçoi edhe rëndësinë strategjike të Korridoreve 8 dhe 10 për misionet e NATO-s, si dhe nevojën për modernizimin e kapaciteteve ushtarake dhe bashkëpunimin me aleatët. Në fund, presidentja riafirmoi mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe gatishmërinë e vendit për të mbetur një aleat i besueshëm në kuadër të NATO-s.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

file 00000000c72882109a9b1da9f961f3a0
Lajmi i mëparshëm

Venera Azizi: Bllokohen edhe 104 faqe të bixhozit online, numri arrin në 462

presidentja dekoron gjeneralin amerikan osborn me medaljen presidenciale ushtarake 6aeb58a10756a
Lajmi i radhës

Presidentja dekoron gjeneralin amerikan Osborn, me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Të fundit nga

ShkoLartë