Presidenti Konsensual…

April 25, 2022
min lexim

Si zgjidhet presidenti, në Greqinë fqinje?

*Shqipërisë, shoqërisë së rrënuar shqiptare, i lypset një kandidat për president jashtë stallave dhe tufave të zgjebosuara të politikës, i zgjedhur nga bariu i keqzgjebozur, për ta përdorur si rrip poturesh…

*Një kandidat nga bota e Akademisë, Letërsisë, Arteve!…

*Një kandidat me emër, dhe jo një kandidat i bërë ëmbër!

*Një shqiptar- Atdhetar në gen, me rrënjë e degë shqiptare, jo një tradhëtar, pa origjinë.

*Një emër që ka bërë emër pa pozitë, spaleta zyrtari, po me shiritin e qytetarit.

*Një Avokat, (jo Avokot) i Kombit, dhe jo një Noter i “liderit”- menderit.

*Një president, që nuk përbën precedent.

*Një njëri me: Ndjeshmëri e Dhimbsuri Njerëzore.

*Një njeri që ka aftësi për të dëgjuar, mundësi për të korigjuar dhe zotsi për të drejtuar.

*Një Engjëllor që nxjerr mjaltë nga goja, jo një djall që vjell vrer dhe nxjerr plumba…

Si zgjidhet presidenti konsensual në Greqinë fqinje, Republikë Parlamentare

Kandidati propozohet nga Pozita, nga radhët e Opozitës, duke qënë një figurë e gjithë pëlqyer dhe i gjithë votuar nga radhët e opozitës dhe të pozitës.

Karolos Papulias, ish presidenti i 8-të, më jetë gjati në pozitë.

Kish pirë qumësht edhe nga një nënë shqiptare…

Ish presidenti i Greqisë; Karolos Papulias u nda nga jeta në mëngjesin e datës 26 Dhjetor, të vitit që shkoi.

Ai ishte djali i gjeneralit Grigorios Papulias, i lindur në fshatin Molyvdoskepastos, të Janinës.

Papulias ka vetdeklaruar, se ka pirë qumësht edhe nga një nënë shqiptare, në vitet 1923 -1924.

Ndërsa intelektuali Gjon Deromemaj plotson: “Në cilën nënë shqiptare Papulias piu gji?

Kjo nënë ish e jema e Hasim Breshanit nga Nivica e Tepelenës, ku të dy ishin të një moshe, të një gjiri, po jo të një babe, pasi i kishin shtëpitë ngjitur me njëri- tjetrin

Kur filloi diktatura në shtetin grek, këto qarqet raciste nacionaliste, Hasimin e rritur në shtetin grek, me pasuri dhe prona, e përzunë dhe e kaluan këtej kufirit, gjoja sikur ish spiun.

Erdhi dhe xha Hasimi në Shqipëri; dru nga grekët; se i thoshnin je spiun, dru më shumë dhe nga sigurimi jonë, se i thoshnin ke ardh si spiun…

Dhe pasi u bindën se nuk ish spiun grek, vazhdoi shkollën për inxhinier minierash, punoi në këtë profesion deri në “ndryshim” të sistemit

Si shpërblim Papulias, vajzën e Hasimit, pas 90-tës, e mori si sekretare dhe më vonë , po prapë sekretare në zyrën e presidencës”…

Papulias shërbeu si President i Republikës së Greqisë nga viti 2005 deri në vitin 2015.

Na kujtohet ajo kohë, madje e ndiqnim me angth edhe ne emigrantët shqiptarë në Greqi; zgjedhjen e Presidentit të Greqisë nga parlamenti i vendit.

Ishte data 08 shkurt e vitit 2005.

Partia në Pushtet, qeverisëse ishte; “NEA DEMOKRACIA”, e kryesuar nga Kostas Karamanilis, njëkohësisht dhe kryeministër i vendit.

At’herë kemi publikuar në gazetën; “KOHA JONË”, ku edhe punuam, zgjedhjen e ish presidentit Papulias.

Parlamenti grek zhvilloi punimet ditën, po vazhdoi edhe natën, deri në orët e para të mëngjesit.

Në momentin, kur nuk pritej; kryeministri i vendit zbuloi dhe propozoi emrin e presidentit, kandidatin z. Karolos Papulias, një politikan dhe njeri me performancë të njohur, po edhe si mik i Shqipërisë.

Karolos Papulias i përkiste partisë “PASOK”, në opozitë. Në kohën kur kjo forcë politike kishte qeverisur vendin, z. Papulias kish qënë edhe ministër i jashtëm i Greqisë.

At’herë ndoqëm dhe publikuam formulën, pothuajse të rrallë në botë, zgjedhjen e presidentit të Vendit.

Kushtetuta e Greqisë e ka të formuluar:

“Zgjedhjen e Presidentit të vendit e propozon partia që është në pushtet, nga radhët e Opozitës”.

Në orët e mesnatës, kryeministri Kostas Karamanlis propozoi në sallën e Kuvendit emrin e Karolos Papulias për president të republikës.

Gjithë salla u ngrit më këmbë, duke e duartrokitur!

Me një rekord votash, nën drejtimin e kryetares së Parlamenrit zonjës; Ana Benakis- Psaruda u votua; nga 296 deputet që ishin në sallë.

279 prej tyre votuan për president të Republikës zotin Papulias! Nga ky vendim i rëndësishëm mungonin vetëm 4 deputet, me arsye të përligjura.

Emrin e Propozouar nga partia qeverisëse, nga radhët e Opozitës e Votuan të gjithë deputetë e “NEA DEMOKRACIA”, por edhe deputetët e “PASOK”.

Ndërsa deputetët e “KKE” dhe të “SINASPIMOS”- abstenuan në votimin për ish presidentin Papulias.

Pas votimit për president të republikës, kryetarja e parlamentit znj. Benakis, u nis e shoqëruar nga 5 nënkryetarët e Parlamentit, për në banesën e presidentit të sapozgjedhur z. Papulias, duke i komunikuar edhe vendimin, zgjedhjen e tij si President i Republikës.

Kandidati në këtë rast, duhet të pres rezultatin në shtëpinë e tij!

Kryeministri i vendit: Kostas Karamanlis deklaroi:

“Zgjedhja që bëmë i përgjigjet kërkesave të kohës, i shërben interesave të vendit, është një zgjidhje e përbashkët”.

Presidenti i sapo zgjedhur deklaroi: “Po pranoj këtë nder të madh me përgjigjësi të plotë dhe do të ushtrojë detyrën time me respekt kundrejt të gjitha partive.

Komunikimi im me qytetaret grek, më ka treguar se ndershmëria dhe pjekuria politike, përkujdesi dhe përmbajtja në jetën politike, janë çeshje që kërkojnë vëmëndje dhe përqëndrim, sepse kështu do të mund të përgatisim një të ardhme më të shdritshme për Greqinë dhe të hedhim bazat për një shoqëri më pak egoiste dhe me shumë të drejta”…

Karolos Papulias, i lindur në Janinë, në vitin 1929. Mbaroi studimet në degën e Juridikut në Universitetin e Athinës dhe të Monakos, kreu doktoraturën në Universitetin e Kolonias -Gjermani.

I martuar me zonjën Maria Panu dhe ka tri vajza.

Gjatë periudhës 1985 deri në 1989 dhe 1993 deri ne 1996, ka kryer detyrën e minitsrit të Jashtëm të Greqisë, etj detyra.

Presidenti Papulias, ishte presidenti i 8-të i Greqisë.

Një formulë e rrallë për zgjedhjen e kreut të shtetit, mësuam dhe publikuam atë kohë!

Presidentin e vendit e propozon, përzgjedh partia në Pushtet, nga Radhët e Opozitës!

Ja modeli i zgjedhjes së presidentit, dhe zgjidhjen e Krizës!

Papulias njihet dhe mbetet edhe si një mik i rrallë i Shqipërisë…

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ukraina kërkon garanci sigurie nga Rusia për evakuimin e Mariupolit

Story i radhës

Bien ndjeshëm rastet më Covid-19 në Kosovë

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë