Presidenti i ri dhe i presidenti i vjetër – Sergio Mattarella

Pas shtatë raundesh të dështuara të zgjedhjes së presidentit, kreu në detyrë i shtetit italian, Sergio Mattarella pranoi të kandidojë sërish dhe fitoi më shumë vota se shumica absolute.

Përkundër deklaratës së tij, se nuk do të kandidonte më, presidenti italian, Sergio Mattarella e deklaroi edhe njëherë kandidaturën për kreun e shtetit. 80-vjeçari mori në raundin e tetë të votimit 759 vota, dhe kaloi me këtë dukshëm edhe shumicën absolute me 505 vota.

Presidenti i dhomës së deputetëve, Robert Fico deklaroi se kanë votuar 983 deputete dhe deputetë. Askush nuk ka abstenuar. 90 vota i mori ish-prokurori, Carlo Nordio, që mbështetej nga partia ekstremiste, Fratelli d’Italia. Kurse prokurori tjetër dhe i njohur si gjuetari i mafias, Nino di Matteo mori 37 vota.

Image

Votimi

Pas disa ditësh gjendjeje pati, disa parti i kishin drejtuar lutje Mattarellas të hiqte dorë nga deklarata për moskandidim. Sipas mdeiave italiane, ishte kryeministri, Mario Draghi që kishte kaluar disa ditë për të bindur Matarellan të qëndrojë në post.

Edhe kreu i Legas opozitare, Matteo Salvini kishte kërkuar që Mattarella të qëndrojë në post.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sjelljet romantike të meshkujve që femrat i konsiderojnë të dyshimta

Story i radhës

Këto bimë janë ideale për zonën rreth derës së hyrjes

Të fundit nga