Presidenti i KOK-ut, përgëzoi atletin Bytyçi për suksesin e arritur! Sylejmani krenar për medaljen e artë

1 minut lexim

Atleti Enis Bytyçi shkëlqeu në disiplinën 400 metra, duke fituar titullin e kampionit të Ballkanit në kategorinë U-18.

Një sukses i madh për atletikën dhe Kosovën.

Presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, është pritur nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovë, Ismet Krasniqi.

Image

Sylejmani është krenar me Bytyçin dhe medaljen e artë ballkanike.  

“Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur ekipin e atletikës, pas suksesit të arritur në Kampionatin Ballkanik U-18, të mbajtur në Tivar të Malit të Zi.

Atleti Enis Bytyçi fitoi medaljen e artë në disiplinën 400 metra vrapim.

Image

Presidenti Krasniqi përgëzoi atletin Bytyçi për suksesin e arritur, duke i uruar fat dhe suksese edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Atleti Bytyçi, trajneri i tij, Ardian Mazreku, kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani dhe sekretari i përgjithshëm, Abdurrahman Shkodra, folën për Ballkanikun, sfidat dhe garat e ardhshme.

Ballkaniku ishte organizuar nga Federata Atletike e Serbisë, e cila shkaku i Kosovës, organizimin e kishte bërë në Tivar”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Shpërthime” klikimesh në bashkëpunimin e parë të Noizyt dhe Yll Limanit

Story i radhës

Zelensky takon Ramën dhe Abazoviqin në Kiev, i falënderon për mbështetjen

Të fundit nga