Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan priti sot në takim ministrin e Jashtëm të Koresë së Jugut Park Jin në Istanbul për bisedime, raporton Anadolu.
Takimi me dyer të mbyllura u mbajt në margjinat e Panairit të 16-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF), një nga ngjarjet më të mëdha të mbrojtjes në botë.
Asnjë informacion i mëtejshëm nuk u nda për takimin.
Kryediplomati jugkorean po zhvillon një vizitë treditore në Türkiye, ku do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe globale.
Marrëdhëniet politike midis Türkiyes dhe Koresë së Jugut u vendosën në vitin 1949 dhe marrëdhëniet dypalëshe u ngritën në nivelin e partneritetit strategjik në vitin 2012.
Türkiye ishte kontribues i madh për trupat nën komandën e OKB-së gjatë Luftës Koreane të viteve 1950-1953.