Presidenti Erdoğan me shpresë për zgjatjen e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi

July 14, 2023
1 minut lexim

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka shprehur shpresën se palët në korridorin e drithërave të Detit të Zi do ta zgjasin marrëveshjen që skadon të hënën, raporton Anadolu.

“Ne po përgatitemi të presim Putin-in në Türkiye në muajin gusht. Ne jemi të të njëjtit mendim për zgjerimin e korridorit të drithërave të Detit të Zi. Guterres i dërgoi një letër Putin-it. Shpresoj që me këtë letër të sigurojmë zgjerimin e marrëveshjes së korridorit të drithërave me përpjekjet e përbashkëta të neve dhe Rusisë”, u tha Erdoğan gazetarëve në Istanbul.

Korrikun e vitit të kaluar, Türkiye, Kombet e Bashkuara (OKB), Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për të rifilluar eksportet e drithërave nga tre portet ukrainase të Detit të Zi, që u ndërprenë pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në muajin shkurt të vitit 2022.

Një qendër e përbashkët koordinimi për të mbikëqyrur dërgesat u krijua në Istanbul me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB-ja.

Anija e parë që transportonte drithërave sipas marrëveshjes historike u nis në muajin gusht nga porti ukrainas Odessa.

Türkiye, e vlerësuar në nivel ndërkombëtar për rolin e saj unik ndërmjetësues midis Ukrainës dhe Rusisë, vazhdimisht u ka bërë thirrje Moskës dhe Kievit që t’i japin fund luftës përmes negociatave.

Zyrtarët rusë kanë paralajmëruar se këtë muaj ata mund të bllokojnë zgjatjen e marrëveshjes së drithërave, duke u ankuar se një pjesë e marrëveshjes për lejimin e eksporteve ruse ka mbetur e paplotësuar.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Trezeguet kritikon: Ky është problemi i futbollit francez

Story i radhës

Porositë e treshes europiane nuk arrijnë te Mickoski: “Nuk thanë se do të izolohemi, por se do të vonohet procesi”

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë