Presidenti Begaj dhe homologu i Maqedonisë së Veriut vizitë në atraksionet turistike në Pustec, në vëmendje Kisha e Shën Mëhillit

July 23, 2023
1 minut lexim

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, së bashku me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, vizituan sot disa nga atraksionet turistike të Pustecit.

Fillimisht, presidentët vizituan Kishën e Shën Mëhillit, që ndodhet në qendër të Pustecit, e daton që prej vitit 1754, të rindërtuar pas viteve ’90.

Më pas, dy presidentët u ndalën dhe në fshatin Gollomboc, ku vizituan Shtëpinë Muze të shkrimtarit të njohur Sterjo Spasse.

Pjesë e agjendës ishte edhe udhëtimi me varkë për në ishullin e Maligradit, që ndodhet në Liqenin e Prespës. Ishulli piktoresk është i njohur për Kishën e Shën Mërisë, që daton që prej shekullit të XIV, që u vizitua gjithashtu nga dy presidentët.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kosova e Dusseldorfit tregon lojë të madhe

Story i radhës

Aksident në aksin Tiranë-Milot/ 21-vjeçari humb kontrollin e mjetit, përplas 2 këmbësore dhe merr përpara tendën e fruta-perimeve

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë