aksident ne aksin tirane milot 21 vjecari humb kontrollin e mjetit perplas 2 kembesore dhe merr perpara tenden e fruta perimeve 64bd61b9806e5

Aksident në aksin Tiranë-Milot/ 21-vjeçari humb kontrollin e mjetit, përplas 2 këmbësore dhe merr përpara tendën e fruta-perimeve

July 23, 2023
1 minut lexim

Aksident në aksin rrugor Tiranë-Milot. Bëhet me dije se 31-vjeçari E.M., ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nda rruga. Për pasojë ka përplasur dy këmbësorë që ndodheshin në anë të rrugës. Gjithashtu makina ka marrë përpara edhe tendën e fruta-perimeve që ndodhej aty pranë.

Të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Sakaq i riu është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

NJOFTIMI:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Tiranë – Milot, në zonën e quajtur Fushë Milot, shtetasi E. M. 21 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit me të cilin po lëvizte duke dalë nga rruga.

Për pasojë, në momentin e daljes nga rruga, ka përplasur dy shtetase këmbësore që kanë qenë në anë të rrugës, të cilat janë dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

21-vjeçari është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale hetimore. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

presidenti begaj dhe homologu i maqedonise se veriut vizite ne atraksionet turistike ne pustec ne vemendje kisha e shen mehillit 64bd5dbfac46c
Story i mëparshëm

Presidenti Begaj dhe homologu i Maqedonisë së Veriut vizitë në atraksionet turistike në Pustec, në vëmendje Kisha e Shën Mëhillit

ish missi tani 45 vjecare tregon format perfekte 64bd64d24278a
Story i radhës

Ish-missi tani 45-vjeçare tregon format perfekte

Të fundit nga

ShkoLartë