Presheva e uron Agim Ademi për mandatin e ri

min lexim

Drejtori i qendres sportive në kuader të komunes se Presheves z. Besim Nasufi e ka uruar presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës z. Agim Ademi per mandatin e ri ne krye te futbollit të Kosovës

Nasufi duke e uruar z. Ademi për besimin e marrë, i ka shprehur besimin e plotë se futbolli shqiptare në përgjithësi e të Kosovës  në veçanti do të përparojë e do të ketë më shumë suksese.

“I nderuari z. Agim Ademi kryetar i federates së futbollit të Kosovës.

Më lejoni që në emërin  tim personal dhe atë të qytetarëve të Komunës së Preshevës të ju përshëndesim .

Jamë i kënaqur dhe shumë i lumtur që futbolli i Kosoves po din të vlersojë njerzit si ju ,për të çmuar dhe respektuar punën e pa lodhur që ju keni bëre në katër vitet e para të mandatit për futbollin Kosovarë.

E ju jeni ai që  keni ngritur shumë  lartë vlerat e futbollit në cilesinë e kryetarit të federatës së Kosoves .

Unë ju dëshirojë shëndet dhe punë të mbarë në mandatin e ardhëshëm katër vjeçarë në krye të federatës së Kosovës.

Dhe jamë i bindur dhe shumë i sigurt se sukseset nuk do te mungojë.

Edhe nje herë urime FF të Kosovës ,urime z.  Agim Ademi”, uron drejtorin Besim Nasufi, Qendra Sportive Presheva.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Muhamed Zekiri jep dorëheqje

Story i radhës

“Këshillimi Kombëtar proces qesharak”, Berisha: Formularët u plotësuan në zyrat e PS

Të fundit nga