muhamed zekiri jep doreheqje 62502783a807b

Muhamed Zekiri jep dorëheqje

April 8, 2022
1 minut lexim

Pas nisjes së hetimit kundër tij, Muhamed Zekiri ka dhënë dorëheqje nga posti i sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, transmeton TV21.

“I nderuar kryeministër i RMV, z.Dimitar Kovaçevski

Gjatë karrierës sime gjithmonë kam zgjedhur rrugën e vërtet, rrugën e ndershmërisë, te drejtës dhe të vërtetës. Andaj duke qëndruar mbi këto vlera të jetës sime të cilave do t’u mbetem besnik, jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i Sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë së RMV.

Besoj në institucionet e sistemit, besoj në drejtësi dhe besoj se e vërteta do dal në shesh. Të gjitha institucioneve ju qëndroj në dispozicion në çdo kohë për të dëshmuar pafajësinë time.

I nderuari kryeministër, Ju faleminderit për mundësin e dhënë të jem pjesë e përbërjes Tuaj qeveritare dhe Ju faleminderit që besuat në angazhimin dhe përkushtimin tim në punë.

Me respekt
Muhamed Zekiri”, qëndron në njoftimin e Zekirit.

Pritet që Zeqiri të paraqitet në gjykatë që të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake që t’i shqiptohet paraburgimi.

%D0%9E%D0%9D%D0%9B%D0%98%D0%9D%D0%95 %D0%B1%D0%B0%D0%BD%D0%B5%D1%80

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

be ja pranon sanksione te metejshme per te sakatosur financat ruse 625026912a481
Story i mëparshëm

BE-ja pranon sanksione të mëtejshme për të ‘sakatosur’ financat ruse

presheva e uron agim ademi per mandatin e ri 625028449276f
Story i radhës

Presheva e uron Agim Ademi për mandatin e ri

Të fundit nga

Ylli shkëlqen në Therandë

Golden Eagle Ylli shënon fitore të rëndësishme ndaj Pejës me rezultat 72:64 (16:19, 26:17, 16:23, 14:5) në javën e 25-të të ProCredit Superligës. Për Yllin ishte fitorja e tretë radhazi, pas sukseseve
ShkoLartë