“Këshillimi Kombëtar proces qesharak”, Berisha: Formularët u plotësuan në zyrat e PS

Sali Berisha e ka cilësuar një proces antiligjor dhe qesharak plotësimin e formularëve në kuadër të Këshillimit Kombëtar të iniciuar nga qeveria Rama më 19 janar.

Berisha: Ai është procesi më qesharak, më antiligjor që ka ndodhur ndonjëherë. Së pari unë e denoncova dhe në Parlament se Agjencia e Këhsillimit në mënyrë të kundërligjshme por dhe shkatërruese ka angazhuar pa autorizim të parlamentit INSTAT-in.

INSTAT është institucion që varet  direkt nga Parlamenti, nuk mund të prodhojë statistika për asnjë të tretë pa miratimin e Parlamentit. INSTA ka përpunuar statistika të qeverisë. Ato në tërësi janë plotësuar ë gjitha në zyrat e PS dhe shprehin tërësisht falsitetin e realiteti. Kjo dihej, nuk kishte ndonjë gjë të madhe. Keqardhja ime e madhe është që ka nxirë INSTAT-in. Me këtë akt që ka kryer INSTAT ka shumë mundësi që EUROSTAT të mbajë qëndrime të dëmshme për Shqipërinë.

Procesi i plotësimit të formularëve përfundoi më 31 mars 2022 ndërsa ditën e djeshme, 7 prill kryeministri Rama së bashku me drejtoren e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano prezantuan rezultatet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presheva e uron Agim Ademi për mandatin e ri

Story i radhës

Kovaçevski për dorëheqjen e Zekirit: E respektoj vendimin, është akt i përgjegjësisë politike!

Të fundit nga