prej vitesh akuzohet per operacione plastike flet bella hadid 6230d893a5f2e

Prej vitesh akuzohet për operacione plastike, flet Bella Hadid

March 15, 2022
1 minut lexim

Supermodelja e njohur, Bella Hadid ka treguar çdo gjë në lidhje me veten e saj, duke shuar kështu kuriozitetin e shumë fansave dhe ndjekësve të saj.

Në një intervistë për revistën “Vogue”, 25-vjeçarja mbulon shumë tema nga jeta e saj, duke filluar nga anoreksia e deri tek operacionet e saj plastike.

Modelja tregon për revistën prestigjioze të modës se ka bërë një ndërhyrje në hundë kur ishte 14 vjeç.

Do të doja të kisha mbajtur hundën e të parëve të mi,” pranoi Bella për revistën. “Unë mendoj se do të isha mësuar me të.“

Megjithatë ajo ka një përgjigje edhe për njerëzit që mendojnë se ka fryrë buzët apo ka bërë sytë me formë.

“Njerëzit mendojnë se kam shkatërruar fytyrën time sepse kanë parë një fotografie ku isha adoleshente dhe dukesha më e fryrë. Jam shumë e sigurt që nuk dukesh njësoj tani si në moshën 13-vjeçare, apo jo?” tha ajo. “Unë kurrë nuk kam përdorur filler. Le t’i japim fund kësaj. Nuk kam asnjë problem ta përdorë, por nuk është për mua.

Ajo gjithashtu ka thënë se njerëzit e kanë bërë të ndihet sikur nuk meritonte asgjë nga ato që ka tani.

“Njerëzit më bënë të ndihem sikur nuk meritoja asgjë nga këto,” tha ajo. “Njerëzit kanë gjithmonë diçka për të thënë, por ajo që unë duhet të them është se unë kam qenë gjithmonë e keqkuptuar në industrinë time dhe nga njerëzit përreth meje.”

Si motra më e vogël e modeles Gigi Hadid, Bella-s gjithashtu i është dashur të përballet me krahasimet e pakëndshme dhe që kanë ndikuar në vetëbesimin e saj.

“Unë isha motra më e shëmtuar. Unë isha brune. Nuk isha aq e lezetshme sa Gigi, jo aq e shoqërueshme”, tha ajo. “Kjo është me të vërtetë ajo që njerëzit thanë për mua. Dhe për fat të keq, kur ju thonë gjëra kaq shumë herë, ju thjesht e besoni.“

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

lufta ne ukraine mund te zgjas deri ne fund te muajit maj perndryshe cdo eskalacion i saj shpie ne luften e trete boterore 6230d6edd4bcd
Story i mëparshëm

Lufta në Ukrainë mund të zgjas deri në fund të muajit maj, përndryshe çdo eskalacion i saj shpie në luftën e tretë botërore..!?

ne manchester dhe amsterdam pritet spektakel 6230d896bbb28
Story i radhës

Në Manchester dhe Amsterdam pritet spektakël

Të fundit nga

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë