Lufta në Ukrainë mund të zgjas deri në fund të muajit maj, përndryshe çdo eskalacion i saj shpie në luftën e tretë botërore..!?

Në fjalimin e tij para Bundestagut me 27 shkurt, kancelari gjerman OlafScholz, duke paraqitur ekspozenë e tij qeveritare lidhur me invazionin ushtarak tëRusisë në Ukrainë, ndër të tjera tha; “Bota nuk do jetë kurrë më e njëjtë, sikur ajo që ishte para datës 24 shkurt 2022, sepse me sulmin ushtarak rus ndaj Ukrainës në kontinentin tonë ka filluar një kthese e madhe në historinë e Evropës..”!?

Se, cilat janë arsyet dhe shkaqet e vërteta që regjimin diktatorial të Rusisë me në krye “carin” rus, VlladimirPutinin, e çuan ta sulmonte ushtarakisht një vend fqinj të pavarur dhe sovran, mbase për nga kultura dhe gjuhady popuj vëllezër dhe shumë të afërt, në qarqet politike, diplomatike dhe ushtarake ndërkombëtare vazhdon debati intensiv, por edhe mjaftë kontradiktor rreth shkaqeve reale, kuptohet varësisht se nga cili bllok, ai lindor apo ai perëndimor, vijnë, sidomos analizat e ekspertëve botërorë ushtarak,përfshirë rrethanat të cilat e detyruan Rusinë që ta nisë luftënndaj Ukrainës..!

Sipas deklaratave të presidentit rus, V. Putinit, operacioni ushtarak në Ukrainë, ka pasur për qëllim ndërmarrjen e masave kufizuese ushtarake, për shkak, gjithnjë sipas tij, të cenimit nga ana e regjimi “pro-nazist”në Kiev, të sigurisë nacionale të Rusisë, siç është bërë e ditur, se në Ukrainë paskan ekzistuar 16 laboratorëkimik në të cilat qenkan prodhuar substanca të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe ambientin, të cilat gjithnjë sipas zyrtarëve rus,paskan qenë caqet e para që i ka goditur ushtria ruse.Por, edhe për shkak të kërkesave të vazhdueshme tëudhëheqësve ukrainas për t’u anëtarësuar në BE dhe në NATO, por të cilat Moska zyrtare i ka kundërshtuar me këmbëngulje për shkak të pranisë së NATO-s në kufijtë e saj,si dhe rrezikut për “zhbërjen” e Rusisë në të ardhmen..!?

Ndërsa, sipas shumë analistëve evropianë dhe amerikanë, sulmet ushtarake të Rusisë në Ukrainë kanë pasur për qëllim pushtimin e plotë të saj si dhe kthiminnën hegjemoninë ruse, jo vetëm në Ukrainë, por mbaserikthimin e Bashkimit Sovjetik, duke i futur serish nën sundimin e Rusisë të gjitha ish shtetet që dikur ishin pjesë e BRSS-së, etj.

Prandaj, sot shtrohet pyetja reale, çfarë gjasaveka Rusiaqë pas pushtimit të Ukrainës gradualisht t’i kthejë nën okupimin e saj ish republikat e Bashkimit Sovjetik, shtete të pavarura që nga viti 1991, gjegjësisht sa eksziston rreziku i një konflikti ushtarak midis Rusisë dhe SHBA-ve, e para, për ta penguar me çdo kusht rrethimin e saj nga vendet anëtare të NATO-së, dhe e dyta, mos lejimin e rikthimit të Rusisë në fuqi botërore, konkurrente ndaj Amerikës, duke pasur parasysh mundësinë që në të ardhmenmund të krijohet Aleancamidis vendeve të Azisë Lindore,Rusisë, Indisë dhe Kinës, e që kjo për amerikanët do kishte qenëdisfatë e madhe strategjike kundrejt mbajtjesedhe më tutje të primatit të Superfuqisë numër Një në botë..!?

Mirëpo, duke marr[ parasysh strategjinë e re ruse si dhe forcën e saj ushtarake, e po ashtu edhe interesatekonomiketë Kinës dhe Indisë, gjegjësisht varësinë e dyanshme tregtare midis Evropës dhe Rusisë,kur është në pyetje importi igazit rus nga i cilivaretgati e gjithë industriae vendevetëEvropës perëndimore, por edhe përfitimi marramendës i Rusisë nga eksporti i tij dhe i produkteve tjera metalurgjike në botën perëndimore, gjasat reale janë që V. Putini të mjaftohet me ndarjen e Ukrainës, duke e okupuar pjesën lindore të saj, përfshirë në veri Kievin, në jugKrimenëbashkë me bregdetin e Detit të Zi, duke e ndërruarudhëheqjen politike të Ukrainës, shpopullimin e rusëve nga pjesa e brendshme e Ukrainës në pjesën e okupuar, etj., të gjitha këto me qëllim të krijimit të zonës neutrale midis saj dhe vendeve anëtare të NATO-s, filluar që nga Bullgaria, Rumunia, Molldavia e deri tek kufiri me Poloninë, etj.

Në të kundërtën, ekziston frika, por edhe mundësia që lufta në Ukrainë të zgjerohet drejt Ballkanit perëndimorë, më saktësisht drejt Bosnjës dhe Kosovës, për ta destabilizuar sa më shumë Evropën (BE-në), e cila nuk ishte e aftë qëpër dy e më shumë dekada ta zgjidhte problemin midis Bosnjës dhe Serbisë (Republika srpska), çështjen e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, sepsedisa analistë ndërkombëtarë mendojnë se pa zgjidhjen përfundimtare të çështjes së kufijve në Ballkanin perëndimor, realisht nuk mund të ndodhë as anëtarësimi i 6 vendeve të Ballkanit perëndimorë në BE. Duke mos i harruar në asnjë rast ambiciet dhe hegjemoninë ruso-serbe për dalje në detin Adriatik, etj. !?

Pra, marrë parasysh këto që u thanë më sipër, mendoj se politika zyrtare në Tiranë dhe Prishtinë, gjendet sot para një sprove tepër të rënd historike, ngase çdo orientim i gabuar politiko-strategjik, çdo mos-koordinim i duhurdhe me kohë i veprimeve politike dhe ushtarake me aleatin tonë strategjik, amerikanët, por edhe me anglezët dhe gjermanët, nesi komb që ende jemitëcopëtuar në 6 shtete ballkanike, çdo gabim eventual mund të na kushtojë shumë shtrenjtë, në veçanti po qese nuk bëhemi gati për luftë, si mjeti dhe mënyra më e sigurt për bashkimin tonë kombëtar njëherë e përgjithmonë..!!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pamjet nga droni shfaqin shkatërrimin në rajonin Sumi

Story i radhës

Prej vitesh akuzohet për operacione plastike, flet Bella Hadid

Të fundit nga