Në Manchester dhe Amsterdam pritet spektakël

1 minut lexim

Manchester United – Atletiko Madrid dhe Ajax – Benfica do të takohen sonte për herë të fundit në kompeticionin më të madh në Evropë për klube.

Djajtë e kuq, në tokën e tyre presin kampionët spanjoll, klubin e kuq nga Madridi.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 1-1, Felix dhe Elanga vendosën epilogun final të takimit në Wanda Metropolitano.

Dy skuadrat do të kenë mungesa, Manchester United nuk do të ketë Luke Shaw sipas gjitha gjasave edhe pse është në dyshime, gjithashtu në dyshime janë Kondogbia dhe Vrsaljka për Atletikon.

Pas barazimit në kryeqytetin portugez (2-2), ndeshja e dytë e cila pritet të vendos çerek-finalistin do të jetë në kryqytetin holandez, aty ku Ajax do të jetë nikoqire e Benfica, një histori në mes të dy klubeve që daton nga pesë dekada më parë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prej vitesh akuzohet për operacione plastike, flet Bella Hadid

Story i radhës

Çuçi takohet me Borrell

Të fundit nga