Portali “The Kyiv Independent”, një dritare e pavarur për atë që po ndodh në Ukrainë

November 4, 2022
min lexim

E themeluar tre muaj përpara sulmit të Rusisë në Ukrainë, lufta e portalit “The Kyiv Independent” për pavarësinë editoriale, është bërë një betejë më e madhe për të mbrojtur idealet demokratike të Ukrainës, duke mbajtur në të njëjtën kohë të sigurtë të gjithë stafin e gazetarëve. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Kiev, Anna Chernikova foli me ekipin e portalit.

Është një skenar shumë i zakonshëm. Ndërsa bie sirena e sulmit ajror, gazetarët e portalit “The Kyiv Independent” mbledhin sendet e tyre dhe zhvendosen në një strehë: një bar nëntokësor, pranë redaksisë së tyre.

E themeluar nga ish gazetarë të gazetës “Kyiv Post”, të cilët dëshironin pavarësi më të madhe, portali filloi vetëm tre muaj para pushtimit të Rusisë. Qysh atëherë, faqja e internetit në gjuhën angleze u bë shpejt zëri kryesor për luftën në Ukrainë.

Ekipi i tij i ri e mban botën të përqendruar në Ukrainë – si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Nuk është kurrë e lehtë të mbulosh luftën, sidomos kur është një luftë që zhvillohet në vendin tënd, dhe nuk je thjesht një gazetar, që arrin në skenën e ngjarjeve dhe pastaj shkon në shtëpi i sigurt. Nuk ka siguri për ty, nuk ka siguri për familjen tënde. Dhe është krejt ndryshe për ne, për gazetarët që mbulojmë luftën, që në fakt, po e jetojmë atë”, thotë Olga Rudenko, kryeredaktore e portalit, “The Kyiv Independent”.

Asnjë raportim nuk ia vlen, nëse humbet jetën dhe Olga Rudenko ndonjëherë e mban ekipin e saj prapa për t’u siguruar që ata të mos marrin rreziqe të panevojshme. Përparësia e saj më i lartë: siguria e tyre fizike dhe emocionale.

“Nga ana emocionale, është më e vështirë. Nuk ka tekste shkollore për të mësuar si të menaxhosh një ekip si ky, në një kohë si kjo. Ky është pjesë e programit tonë të mbështetjes emocionale, një qen në zyrë. Dua të them, ne të gjithë jemi njerëz, ne të gjithë po përpiqemi t’i kalojmë të gjitha këto në mënyrën më të mirë që mundemi dhe në të njëjtën kohë, të bëjmë gazetarinë më të mirë që mundemi për audiencën tonë”, thotë zonja Rudenko.

Denys Krasnikov është redaktor i portalit që mbulon luftën, ndërsa nëna e tij mbetet e bllokuar në qytetin e bombarduar rëndë të Zaporizhias. Puna e ndihmon atë të qëndrojë i fortë.

“Mendoj se puna jonë është një lloj terapie për ne”.

Me origjinë nga Franca, gazetari Alex Query thotë se Ukraina është bërë për të shtëpi e dytë.

“Nuk ka kuptim të kthehem në Francë. Këtu e ndjej detyrën time si gazetar. Dhe, jo vetëm ndaj dhënies së një opinioni, por në përgjithësi ndaj këtij vendi dhe asaj që po ndodh” .

Ekipi ka krijuar një zë të besueshëm për Ukrainën jashtë vendit. Por mbetet shumë punë për të bërë.

Ne u bashkuam për të qenë zëri i Ukrainës. Kjo është arsyeja pse ne filluam portalin ‘The Kyiv Independent’.”

Duhet të flasim gjithnjë e më shumë me kolegët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, duke shpjeguar gjëra që shpesh na duken të qarta, por që nuk janë të kapshme për ta. Kjo është një pjesë e madhe e misionit tonë. Së fundmi ne filluam seksionin “Të shpjegosh Ukrainën” që ka të bëjë pikërisht me këtë, duke shtuar kontekstin e asaj që po ndodh në vend”, thotë Daryna Shevchenko, drejtuese ekzekutive e portalit.

Brenda vitit të parë, lufta e portalit “The Kyiv Independent” për pavarësi redaksionale, është shndërruar në një luftë më të madhe për të mbrojtur idealet demokratike të Ukrainës./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Twitter paditet në gjykatë për largimet masive nga puna

Story i radhës

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Të fundit nga

ShkoLartë