Porsche vendosi të forcojë bashkëpunimin dhe prodhuesin e makinave elektrike Rimac duke investuar dhe blerë 20% të aksioneve të saj.
Rimac përfitoi 500 milionë dollarë ndërsa financime po vinë edhe nga gjigantët e investimit si Softbank dhe Goldman Sachs.
E gjitha kjo është një votë besimi për kompaninë e cilat është bërë furnizuesi kryesor i makinave elektrike prodhuar nga Hyundai, Porsche dhe prodhues të njohur automobilash.
Porsche investoi vitin e kaluar 83.3 milionë dollarë në Rimac. Vitin e kaluar Rimac në bashkëpunim me Porsche morën nën kontroll Bugatti që sot njihet is Bugatti Rimac. Së fundi kjo kompania prezantoi një model 1,914 kuaj fuqi Rimac Nevera EV që arrin shpejtësi nga 0-100 km/h në 1.85 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 402 km/h.
Përveç Porsche dhe Hyundai, Rimac Technology zhvillon dhe prodhon bateri dhe komponentë për Koeniggseg, Pininfarina dhe Aston Martin. /PCWorld Albanian