Komisioni Anti-korrupsion: Zekiri dhe Rashkovski, të ndiqen penalisht

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit do të kërkojë nga Prokuroria që të ndjek penalisht dy ish sekretarët gjeneral të Qeverisë, Muhamed Zekirin dhe Dragi Rashkovskin, për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare. Sipas Anti-korrupsionit ata në mënyrë joligjore kanë angazhuar të punësuar me marrëveshje në vepër e nga kontrolli në dokumentacione, është vërtetuar se në periudhën 2017-2021 në emër veprave autoriale dhe përmes Agjencive private për punësim janë shpenzuar 2.5 milion euro, madje Anti-korrupsioni ka fakte se detyrat e kryera nuk kanë përputhshmëri me veprat autoriale që janë kontraktuar.

“Sekretarët gjeneral, Dragi Rashkovski dhe Muhamed Zekiri, në kohën e kryerjes së detyrës zyrtare kanë kryer vepër penale keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare në bazë të nenit 353, paragrafi 1 nga Kodi Penal.”,- tha kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanova.

“2.5 milion euro janë harxhuar për pagesa në mënyrë joligjore.”,- u shpreh anëtari i Komisionit Anti-korrupsion, Vladimir Georgiev.

“Punësimet përmes Agjencive për punësim privat për të cilat ne jemi shumë kundër dhe duhet të anulohen dhe të ruhet sistemi dhe mënyra i punësimit në bazë të Ligjit dhe sistemit të meritave.”,- theksoi anëtari i Komisionit Anti-korrupsion, Nuri Bajrami.

Sallai kundër: Procedura u takon institucioneve të tjera

Por, një nga anëtarët, Sheshmi Sallai, nuk pajtohet me ta e thotë se një procedurë të tillë, atë është dashur ta ngrenë institucione të tjera.

“Kemi prokurori publike dhe organe të tjera të cilat duhet të veprojnë. Pse duhet të presin që ne të ngremë iniciative për veprim.”,- u shpreh anëtari i Komisionit Anti-korrupsion, Shemshi Sallai.

Iniciativë për ndjekje penale deri në prokurori është dorëzuar edhe për persona përgjegjës në komunat Petrovec, Çair, Bervenicë, Saraj si dhe për Avokatin e Shtetit për pagesën e mjeteve në llogarinë e Besmira Ejupit. Anti-korrupcionerët vlerësojnë se në RMV akoma po bëhen punësime në linjë partiake.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kuçi: Jemi të gatshëm për dialog social me profesorët

Story i radhës

ESHS: Në tremujorin e parë të këtij viti 8.729 vende të lira të punës

Të fundit nga