DW/ Scholz i premton Ukrainës sistem modern të mbrojtjes ajrore

Ukraina pritet të marrë një sistem të mbrojtjes ajrore nga Gjermania javët e ardhshme. Këtë e ka bërë të ditur kancelari Scholz gjatë debatit të përgjithshëm në Bundestag.

Kancelari gjerman Scholz i ka premtuar Ukrainës dërgimin e një sistemi modern të mbrojtjes ajrore për të luftuar kundër agresorëve rusë. Përveç kësaj, një radar lokal i aftë për të zbuluar artileri do të vihet në dispozicion të Forcave të Armatosura të Ukrainës, tha Scholzi gjatë debatit të përgjithshëm të buxhetit në Bundestag.

Sipas Scholzit, sistemi i mbrojtjes ajrore është Iris-T i prodhuesit Diehl. Është sistemi më modern i mbrojtjes ajrore që disponon Gjermania. “Ne i japim kështu Ukrainës mundësinë për të mbrojtur një qytet të tërë të madh nga sulmet ajrore ruse”, tha kancelari. Ai theksoi se presidenti rus Putin nuk duhet ta fitojë luftën në Ukrainë. Kryetarët e grupeve parlamentare të Të Gjelbërve dhe FDP, Haßelmann dhe Dürr, bënë komente të ngjashme.

Image

Olaf Scholz

Scholz i hodhi poshtë akuzat e CDU/CSU se Gjermania nuk donte ta furnizonte Ukrainën me armë të rënda. Politikani socialdemokrat iu referua në veçanti shkëmbimit rrethor të mjeteve luftarake të këmbësorisë të rënë dakord me Republikën Çeke dhe Greqinë, si dhe dërgimin e planifikuar të dymbëdhjetë obuseve të blinduara së bashku me Holandën.

Merz (CDU): Gjithçka që ka mbetur nga kthesa epokale janë borxhe të reja

Më parë, kreu i grupit parlamentar CDU/CSU, Friedrich Merz, e kishte kritikuar edhe një herë kancelarin gjerman për qëndrimin e tij tepër hezitues në mbështetjen e Ukrainës. Sipas tij, nga fjala “kthesë epokale” e shpikur nga Scholz nuk ka mbetur asgjë, përveç borxheve të reja për fondin special të ushtrisë gjermane. Kryetarja e grupit parlamentar të AfD-së, Alice Weidel kritikoi faktin se koalicioni qeveritar po shpenzon me bollëk para për projekte të pakuptimta, ndërsa Gjermania është në një krizë themelore ekonomike, financiare dhe shtetërore. Weidel numëroi në shpenzimet edhe dërgesat e armëve në Ukrainë.

Image

BE

SHBA do ta furnizojnë Ukrainën me sisteme moderne raketore

Shtetet e Bashkuara gjithashtu duan të furnizojnë Ukrainën me sisteme moderne raketore. Presidenti Biden shkroi në një shkrim për gazetën “New York Times” se Ukraina, në mbrojtjen e saj kundër Rusisë, duhet të jetë në gjendje të godasë me saktësi objektiva të rëndësishëm në fushën e betejës. Ai theksoi se kjo, megjithatë, nuk do të mundësia që Ukraina të sulmojë rajonet në Rusi.

Biden përsëriti se ne nuk duam një luftë midis NATO-s dhe Rusisë. Sipas një zyrtari të lartë të qeverisë amerikane, në Ukrainë do të dërgohet sistemi i artilerisë amerikane HIMARS, por me një rreze të reduktuar prej 80 kilometrash. Rrezja normale është disa qindra kilometra. Sistemi është pjesë e një pakete tjetër ndihme ushtarake me vlerë 700 milionë dollarë, e cila përfshin gjithashtu predha, sisteme radarësh, armë antitank të tipit Javelin, helikopterë, automjete dhe pjesë këmbimi./DW

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Salah ndjek shembullin e Manes

Story i radhës

Porsche investon për prodhimin e “hiper” makinave elektrike

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish