polonia evropa duhet ta mbeshtese trump vetem ai mund ta ndale putin 6967a385100bb

Polonia: Evropa duhet ta mbështesë Trump, vetëm ai mund ta ndalë Putin

January 14, 2026
1 minut lexim

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki tha se Donald Trump është i vetmi udhëheqës botëror i aftë të ndalojë Vladimir Putinin nga kërcënimi ndaj Evropës.



Në një intervistë me programin “Today” të BBC, ai tha se udhëheqësit rus nuk duhet t’i besohet, por se Evropa duhet të bëjë gjithçka që mundet për të mbështetur Presidentin Trump në përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti Nawrocki ishte i njohur tashmë si një mbështetës i vendosur i Donald Trump. Ai thotë se me Rusinë e Vladimir Putinit që kërcënon vendin e tij, si dhe Evropën Qendrore dhe Lindore, presidenti i SHBA-së është i vetmi person që mund ta “zgjidhte këtë problem” si dhe t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Ai u pyet për miqësinë e tij me Donald Trump, veçanërisht në dritën e kërcënimeve të presidentit amerikan për të marrë “me çdo mjet” territorin autonom danez të Groenlandës, diçka që ka tronditur Evropën dhe që kërcënon të prishë aleancën 77-vjeçare të NATO-s.

SHBA-të, këmbënguli ai, pavarësisht deklaratave të fundit nga zyrtarët amerikanë që thonë të kundërtën, ishin ende garantuese të sigurisë në Evropë. Ajo që Donald Trump po bënte në emër të evropianëve, tha ai, “meriton mbështetje dhe respekt të madh”.

Presidenti Nawrocki tha se mund ta shihte Evropën duke u “shkëputur” nga Shtetet e Bashkuara dhe tha se kjo nuk ishte mirë as për sigurinë ekonomike dhe as për sigurinë ushtarake të Bashkimit Evropian.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pse gjenerata z po i rikthehet fese ja cfare tregon studimi i ri ne mbreterine e bashkuar 69679f473c4e2
Lajmi i mëparshëm

Pse Gjenerata Z po i rikthehet fesë, ja çfarë tregon studimi i ri në Mbretërinë e Bashkuar

sasa e lumtur qe nuk eshte me ne shtepine e bbvk ka rene niveli i lojes 6967a591a3626
Lajmi i radhës

Sasa e lumtur që nuk është më në shtëpinë e BBVK: Ka rënë niveli i lojës

Të fundit nga

Lëvizja e parë e Arbeloas

Kylian Mbappe nuk do të jetë në dispozicion të Real Madridit për ndeshjen e fazës së 1/8-ave të Kupës së Mbretit ndaj Albacetes, e planifikuar të luhet sonte, në orën 21:00. Mungesa e
ShkoLartë