Politika rurale dhe dashuria e parë-idilike “në shikim të parë”, e opozitarëve kosovarë me Ramën

April 26, 2022
min lexim

Ngjarjet aq të ngjeshura të këtij muaji në kalim, ishin politikisht shumë ambicioze, “hygjymi” i zhurmshëm i Ramës dhe i martirëve socialistë për të lëvizur kështjellën Berishiane nuk po jep ndonjë sukses demokratik, as përkrahja e hapur e Kryeministrit Rama, i cili e etiketoi rëndë Lulzim Bashën, mirë të ishte ndonjë kritikë dinjitoze, ai lansoi “horrorin” i pari, ua hapi rrugën shkrimtarëve ta harrojnë real-socializmin dhe të mirren pak me ëndrra “shtrigash”. Nëse matet kështu pulsi i elektoratit atëherë kanosjet “patriotike” do të mbesin si armë e fuqishme e ndërtimit të demokracisë shqiptare dhe ndërrimit të neveritshëm të pushteteve, është vështirë t’i besohet ndonjë politikani shqiptar për ndershmëri. Ngjarjet në Shqipëri u zbehën në krahasim me ato në Ukrainë, lufta okupuese e Rusisë lëkundi globin aq shumë, saqë dridhjet demokratike në Evropë po duken më shpresëdhënëse; menjëherë pas rrezikut nga “ariu siberian” po përmenden reformat edhe në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi. Të tëra këto ngjarje lanë paksa në harresë raportin e Dickut, por edhe ato të opozitës së uritur për pushtet për zgjedhje të reja, edhepse me votat që kanë nuk munden të mbushin një autobusë në deputetë, zhurma kundër Fondit të Sigurisë përplasi edhe opozitarët, por PDK-ja e egërsuar me komitete nën hije “p… e piskamë” i ka dalur në pritë qeverisë së mbarsur “të lindë”, ngase përditë e më shumë po perëndon së bashku me perëndimorët. PLANC-at (PAN+sllavistët) kakarisin duam komisione ad-hoc hetuese, kush po ju ndalë bëni votat bashkë, siç e mbanit pushtetin, herë në largim e herë në detyrë. sa do të zgjatë ngërçi demokratik i opozitarëve nuk po saktësohet, por nga ky boshllëk duket se po përfitojnë fqinjët e shqiptarëve serbët, të cilët vranë e masakruan shqiptarë. Vranë aq shumë saqë filluan të kërkojnë negociata me Thaçin e politbironë puçiste-Putiniste, për të përfituar nga politika obstruksioniste…, e shtyrë edhe nga Dicku si bashkautorë.

Pavarësisht nga kritikat e pareshtura në aspektin e ushtrimit të brendshëm të sovranitetit, është e qartë se Kosova do të vazhdojë të jetë e kufizuar me ndërhyrjet diplomatike nga jashtë. Edhe ashtu vetë akti i shpalljes së pavarësisë është një projekt i përbashkët vendor-ndërkombëtar, parime që duhet të vlejnë edhe në t’ardhmen për të ruajtur “fytyrën”. Nuk është vetëm kjo, meqë vetëm njohja e SHBA dhe shteteve të tjera

më të zhvilluara dhe më të fuqishme diplomatike është një dëshmi e mjaftueshme e sovranitetit të saj të pakontestueshëm. Në këtë pikëpamje Kosova tash për tash është shtet i njohur ndërkombëtar për numër pyeteni “Pacollin-ex ministrin MPJ”-në, por i kufizuar nga brenda sipas provizioneve ndërkombëtare që rrjedhin nga marrëveshja e Ahtisaarit dhe pushtetit ndërkombëtar që është vendosur atje. Përfaqësuesi i UNMIKUT-ut do të jetë akoma në Kosovë, kryesor për sa i përket zbatimit të raporteve OKB-Kosovë, të çështjeve të “Interesit vital”, sigurisë, siç i përkufizon edhe Marrëveshja Ahtisaari-Kushtetuta e Kosovës, dhe është pikëpyetje e madhe a do të ketë autoritete të gjera ekzekutive në këtë pikëpamje, të deleguara nga Thaçi&Mustafa, që janë superiore karshi organeve të zgjedhura të Kosovës. Gjithashtu, prania ndërkombëtare e sigurisë dhe kufizimet drastike për Forcën mbrojtëse të Kosovës (përfshirë numrin e ushtarëve dhe llojet e armatimit), paraqesin gjithashtu një pengesë që Kosova të ushtrojë sovranitet të plotë në aspektin e brendshëm-jashtëm. Rezistenca politike-diplomatike që po bën qeveria e Kosovës është e limituar nga kufizimet juridike të përcaktuara në marrëveshjen e Ahtisaarit, që është bazë e Kushtetutës së Kosovës, dhe nga presionet ndërkombëtare, siç ishte rasti në fillim i rikonfigurimit të UNMIK; akti i kundërshtimit të hapur të 6-pikëshit të Moonit dhe kërkesat për largimin e UNMIK nga Kosova, bisedimet “Prishtinë-Beograd”, janë indikacione të mjaftueshme që qeveria e tashme e Kosovës, po i kundërshtin me sa ka fuqi, dhe po iu përmbahet me konsekuencë qëndrimeve të deklaruara pas shpalljes së pavarësisë.

Zbavitja e deritanishme e qytetarëve me sindromin Dickian nuk po bien nga repertori publik akoma, ai herë rritet e herë zvogëlohet varësisht nga klima politike. Thënë të drejtën horruku hamletian “të jesh apo të mos jeshë” i protagonistëve që përmenden në skenarin e Dickut ishte në akordancë me zgjedhjet 2010/2011, dhe akoma nuk po i shihet fundi, puna e përditshme për të ndarë kulaçin e pushtetit po bëhet shumë atraktive. Zukatjet që dalin nga taborët politike kanë të bëjnë me frekuentimin e ex presidentit në pushim në Den Hagë, që ishte pozitë e lakueshme për liderin e AKR-së, ex vikend presidentin Pacolli, njëjtë sikurse lakmuesi acidik që ndërron ngjyrën, heeej… reaksionet politike janë ba sikurse ato kimike, këtë e sprovoi, lideri i LDK-LDD-së (hera e parë), të cilin e rrënoi nga posti politik Gjykata e Qarkut të Prishtinës, e cila ia dha kartonin e kuq për një intervenim dental, dhe legalisti dardan nuk bëri shumë zë, u tërhoq denjësisht nga negociatat për gatimin e recetës së pushtetit, në qetësi ai u përgatit për maratonën e pensionistit. Në zhvillimin e debatit-bisedimeve të pushtet-ndarjes thelbësore cilësohet lufta për vendin e presidentit, në Shqipëri, për konsulta shkuan edhe PLAN-cat opozitarë “t’u Kosov’s”, është model i kërkuar nga ex-vikend presidenti, Behgjet Pacolli, duket vizitat vikend të liderëve opozitarë po bëhen “legjitime”, thojnë: japonezët mashtrohen njëherë assesi dy herë. Pacolli e shijoi pelimin kosovar si recetë një herë, shija e idhtë ia rrudhi buzët, më mirë tash se më vonë… Kush lodhet për kokëdhimbjen e bisedimeve me Serbinë dhe koalicionin me serbët kosovarë; publikisht nuk flitet gjë për këtë nga partitë parlamentare, ish në pushtet, tash në opozitë, a është ky pozicioni i tyre për evenimentin “plis-shajkaqë” “talk show” për “ad-hoc” komision kauzë dhe pas tij.

Si nuk u mbyllë kapitulli “llafe.., llafe”, as pas përmbylljes së procesit të pavarësisë dhe pas pranimit të 100 e sa.., s’e di a jam i saktë, apo ishte synim parandalimi i ndonjë konflikti eventual, për një diplomaci më të hapur, për një përfshirje më aktive të shteteve në marrëdhëniet ndërkombëtare, shiqo… Sudanin-Darfurin, Egjiptin, Libinë më vonë ndoshta Jordanin, Algjerinë, Jemenin…; me pak gabime gjeografike, nga bisedimet Hoti-Vuçiq në zyren ovale, as që pat ndonjë reagim nga koalicioni jo legjitim dhe jo kushtetues LDK-AAK, me kumbarën Thaçi.

Teknologjia moderne sociale po shemb muret e izocionalizmit kolonial, po rriten kërkesat për “barazi ekonomike” midis shteteve dhe mbyllje të kapitullit të diplomacisë së fshehtë, “WikiLeaks” i zhbëri barrierat. Po fillon të rritet roli i komunitetit në politikë dhe diplomacia po merr parasysh-në konsideratë një fakt të tillë, dhe nga kjo po përfitojnë hapësirë më të madhe mediat, kjo po i ven politikbërsitë dhe diplomatët para ngërçit të përballjes me opinionin, duke u zgjeruar burimet e informacionit, nga ana tjetër gazetarët po këthehen në konkurrent opozitarë më të rëndësishëm me të cilët do të përballen politikbërsit. Duhet zënë fryma inspiruesve të marrëveshjeve si ai i Zanzibarit, apo ai i dorëzimit të posteve në rrugë e gjetiu, apo akoma formula e numrave do të mbetet barrierë e pakalueshme, edhepse metodat e formuluesve janë radikalisht të ndryshme dhe kundërshtojnë njëra tjetrën.

Shpresoj që tash e mbas do të ndryshohet edhe “natyra njerëzore e elektoratit”, ngase duke parë se ç’po ndodhë në botë do të afirmohen vlerat e të rinjve në politikë, jo më si servilë partiak, por shumë më shumë si menaxhues të krizave, pashmangshmërisht do të ndryshojnë raportet, gjërat do të evoluojnë, me liderët e rinjë takohesh në Facebook, në Twitter…etj., ke mundësi të kuptosh vlerat e tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Austin: Ukraina një frymëzim për botën e lirë

Story i radhës

Musk blen Twitter, çfarë do të thotë kjo për rrjetin social

Të fundit nga

ShkoLartë