​Policia realizon aktivitete sensibilizuese kundër trafikimit me njerëz

October 21, 2022
1 minut lexim

Policia e Kosovës me rastin e shënimit të muajit kundër trafikimit me njerëz, në disa komuna në regjione të ndryshme, ka realizuar aktivitete vetëdijësuese për tematikën në fjalë.

Në kuadër të aktiviteteve vetëdijësuese që kanë filluar nga data 18 tetor 2022 në ditën e BE-së kundër trafikimit me njerëz, Policia e Kosovës në bashkëpunim me MAShTI-n dhe DKA në komunat Prishtinë, Gjilan, Viti, Deqan dhe Mitrovicë e Veriut nën moton „ Mos Hesht“ – Parandalo trafikimin me njerëz, ka mbajtur tryeza si dhe ligjërata në shkolla të ndryshme ku pjesmarrës ishin nxënësit, mësimdhënësit si dhe përfaqësues nga institucione të ndryshme në Kosovë.

Sipas Policisë, përveç ligjëratave gjatë këtyre aktiviteteve janë shpërndarë materiale sensibilizuese si: fletore, qanta, lapsa, etj…

Policia e Kosovës do të vazhdojë të zhvilloj aktivitete të ngjashme në mënyrë që të ngritet vetëdija dhe të fuqizohet bashkëpunimi në parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Policia arrestoi dhjetë tifozë të skuadrës së njohur kroate

Story i radhës

Vendet e Ballkanit Perëndimor bien dakord për lëvizjen e lirë mes tyre

Të fundit nga

ShkoLartë