​Policia e Kosovës kërkon kujdes nga pjesëmarrësit në trafik

Reshjet e vazhdueshme të borës nëpër rrugët e vendit, potencialisht mund të paraqesin vështirësi në qarkullim.

Kështu duke zvogëluar dukshmërinë apo duke krijuar rrethana të pafavorshme për drejtuesit e automjeteve.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve të jenë më vigjilentë dhe vozitjen ta përshtatin me rrethanat e krijuara nëpër rrugët tona në mënyrë që pjesëmarrja në trafik të jetë e sigurt për të gjithë dhe të shmangen aksidentet rrugore.

Angazhime policore janë në proces për të garantuar rrjedhshmëri të trafikut dhe për të parandaluar aksidentet, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Meta: Nesër dorëzojmë padi, Kuvendi çoi në Kushtetuese dokumente false

Story i radhës

Sali: Të vaksinohen të gjithë ata që kanë sëmundje shoqëruese

Të fundit nga