Policia e Kosovës arreston Don Xhonin

Gazeta merr vesh se është arrestuar reperi i njohur Xhonatan Isufi, i njohur me nofkën Don Xhoni.

Atij i është gjetur një revole  e tipit Zastava dhe disa fishek.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Sipas policisë arrestimi i tij është bërë në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë pas një kontrolli në makinën e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15.

Policia i ka konfiskuar:

·     Një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe,

·     Gjashtë copë fishek, kalibër 7.65 mm.

I dyshuari, sipas policisë është shoqëruar në stacionin policor, për tu proceduar më tej, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tottenham synon dyshen e Everton

Story i radhës

Rusët godasin me raketë qendrën tregtare, Zelenskyy: Kishte brenda 1000 persona

Të fundit nga