Rusët godasin me raketë qendrën tregtare, Zelenskyy: Kishte brenda 1000 persona

Një raketë ka goditur një qendër tregtare në Kremenchuk, në rajonin ukrainas të Poltavës.

Sipas Presidentit Volodymyr Zelensky, në momentin e goditjes, në qendrën tregtare kishte rreth 1000 persona.

Pamjet tregojnë qendrën tregtare të pushtuar nga zjarri, ndërkohë që mendohet ka viktima dhe të plagosur.

“Ajo qendër tregtare nuk përbënte asnjë rrezik për ushtrinë ruse dhe nuk kishte vlerë strategjike”, tha Zelensky në Telegram.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Policia e Kosovës arreston Don Xhonin

Story i radhës

Modelet e reja MacBook M2 kanë SSD më të ngadaltë se MacBook M1

Të fundit nga