Tottenham synon dyshen e Everton

Antonio Conte po synon të bëjë një goditje dyfishtë në merkato.

Trajneri i Tottenham Hotspur ka identifikuar dyshen e Everton, Richarlison dhe Gordon si të duhurit për të kaluar te Spurs.

Raportimet nga Britania e Madhe bëjnë të ditur se Spurs kanë gati 85 milionë funte për këtë lëvizje.

Anthony Gordon dhe Richarlison besohet se mund t’i japin shumë skuadrës së Tottenham në fazën ofensive.

Sa i përket Richarlison, Tottenham mund të kenë konkurrencë edhe nga Chelsea. Ndërsa, për Gordon situatën do ta vështirësojë në maksimum vet skuadra e Everton.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Varhelji: Negociatat, brenda pak ditësh

Story i radhës

Policia e Kosovës arreston Don Xhonin

Të fundit nga