Policia Britanike arreston një haker 17 vjeçar që dyshohet se publikoi lojën GTA VI

Policia Britanike arrestoi një haker të dyshuar 17-vjeçar. Raportime sugjerojnë se arrestimi ishte i lidhur me hakimin e Rockstar Games që çdo në rrjedhjen e Grand Theft Auto VI.

Individi thuhet se mund të ketë kompromentuar edhe sistemet e Uber. Sipas burimeve gazetareske, arrestimi erdhi pasi një hetimi të Policisë së Londrës, Njësisë Britanike të Krimit Kibernetik dhe FBI-së.

Policia dhe FBI-ja pritet të zbulojnë më shumë detaje lidhur me arrestimin në ditët në vijim.

Rrjedhja e GTA VI ishte një prej më të mëdhave në historinë e video lojërave. Fundjavën e kaluar hakeri në fjalë ndau disa të dhëna nga një version testues i lojës që është një prej titujve më të shumëpritur.

Rockstar, që zakonisht është tepër i fshehtë në lidhje me procesin e zhvillimit të lojërave, tha se rrjedhja ishte e vërtetë. Sipas tyre incidenti nuk do të ndikojë tek puna në zhvillimin e lojës.

Në fillim të muajit Uber ishte gjithashtu subjekt i një incidenti të sigurisë kibernetike. Një haker kishte penetruar sistemet por nuk kishte aksesuar llogaritë sipas Uber.

17-vjeçari i arrestuar ishte nga Oxfordshire, qyteza ku jetonte një prej hakereve të grupit Lapsus$. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pakënaqësitë në BDI, Osmani: Fjalën e fundit e tha Ahmeti

Story i radhës

Kosova dhe Qipro do të përballen në mes vete nesër

Të fundit nga