Kosova dhe Qipro do të përballen në mes vete nesër

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Qipron.

“Dardanët” janë rikthyer në atdhe pas sfidës që e patën ndaj Irlandës së Veriut, të cilën e humbën në fund, 1:2.

Tash, Vedat Muriqi me shokë e kanë harruar atë përballje dhe po shikojnë përpara, të fokusuar totalisht në duelin e nesërm ndaj qipriotëve.

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar agjendën e sotme, kur edhe do të mbyllen përgatitjet për ndeshjen e fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Më saktësisht, selektori Alain Giresse do ta mbajë një konferencë për shtyp në orën 17:00, ndërsa stërvitja e ekipit do të mbahet nga ora 17:30 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

E qipriotët do të mbajnë konferencë për shtyp nga ora 18:30, kurse stërvitjen do ta zhvillojnë nga ora 19:00.

Kosova dhe Qipro do të përballen në mes vete nesër mbrëma në Prishtina në kuadër të Grupit 2 të Ligës C.

Kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme për Kosovën pasi i nevojitet fitorja për të mbetur në këtë ligë.

Në të kundërtën, nëse humb nga Qipro dhe nëse Irlanda e Veriut e mund Greqinë, “Dardanët” rrezikojnë të bien në Ligën D.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Policia Britanike arreston një haker 17 vjeçar që dyshohet se publikoi lojën GTA VI

Story i radhës

​Evidentohen 175 fëmijë lëmoshë kërkues këtë vit në Kosovë

Të fundit nga