Policia belge sekuestron rastësisht 5 tonë kokainë në Gent

June 13, 2023
1 minut lexim

Policia belge ka sekuestruar rastësisht pesë tonë kokainë në qytetin e Gentit, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu.

Operacioni fillimisht kishte nisur për t’iu përgjigjur një rasti vjedhjeje makine në Bruksel pas së cilës u nis një hetim, sipas të përditshmes flamande Het Nieuwsblad.

Hetimi i dërgoi autoritetet në Gent, ku mëngjesin e së hënës gjetën sasinë e madhe të kokainës në një vend.

Vlera e kokainës së konfiskuar është të paktën 200 milionë euro.

Policia ka sekuestruar edhe para të gatshme dhe armë gjatë operacionit.

Sipas raportit, ky ka qenë një nga operacionet më të mëdha në vend.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Presidentja sllovene thirrje për urtësi politike: Edhe Sllovenia duhej ta ndryshonte kushtetutën në rrugën drejt BE-së”

Story i radhës

Turistët sjellin në Dhërmi drogën që nxit përdhunimin, Ervin Karamuço ngre alarmin: Mund të kalosh në gjendje kome, arrest kardiak e deri në vdekje

Të fundit nga

ShkoLartë