‘Policët bënin humor’, trondit babai i 20 vjeçares – zbulon detaje të reja

June 1, 2022
1 minut lexim

“Policët bënin humor me vajzën time”.

Kështu deklaron babai i 20-vjeçares nga Librazhdi që u kap mat me të dashurin në shtëpinë e burrit të saj, për emisionin ‘Me zemër të hapur’.

Pse duhet ta kapnin mat?

Atë e dinin vetë atë. Ndoshta s’ju pëlqente nusja. Se di. Nuk i pëlqente më siç duket. Djali ishte në emigrim, më tepër ishte i lidhur me nënën. Dhe kështu ndodhi.

Kur erdhën më morën me makinë, më thanë; ça ka vajza, është sëmur apo ka vdekur? më tha xhaxhai i djalit se; do e marrësh vesh se ça ka ndodhur. Kush shkuam atje, më tha vjehrri; që shiko ça ka bërë vajza jote. E shoh vajzën të zhveshur, me një copë peshqir të mbuluar. Më ra të fikët. Atë e kishin rrethuar nja 10 veta atë djalin. U mata ta godas. Vajzën e kanë ndarë veç. Punonjësit e policisë kanë bërë humor me të. Përse u akuzove i thoshin?! Bënin humor me vajzën time. Erdhi një makinë dhe e mori vajzën dhe dëshminë e bëri pa praninë time.

Ai deklaroi gjithashtu se vajzën e kishin dhunuar dhe ofenduar.

”Familjarët e atyre i kam takuar. Pse s’më thanë ata mua; o Arben, hajde këtu. Në momentin kur erdhi policia, se e kishin bllokuar te dera, vajza veshi vetëm një palë tuta të holla, të brendshme. I futa një shpullë se nuk e mohoj. Kur del vajza, vjehrra e godet. Dikush e shtyu vajzën. Shkoi vjehrri më duket, dhe e goditi më shkop, vajza ra përtokë, dhe i dolën vithet jashtë i thonin vajzës; Vishu oj buçe, vishu oj kuçkë.”, është shprehur babai i 20 vjeçares.

Ai ka theksuar se dyshon se ajo ngjarje ishte e inskenuar.

“Xhaxhallarët e krushkut, kunati i vajzës , komshinjtë, i gjithë pallati ishte mbledhur aty. Të dashurin e vajzës e kishin marrë në mbrojtje. Vajza sot ka shenja dhune, po ta shohësh.”, tha ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Warriors – Celtics sfida e titullit vendoset mes 4300 km distancë

Story i radhës

Osmani në Pejë kërkon përkrahjen e projekteve për zhvillimin e turizmit

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë