Pogba takohet me drejtorin e PSG-së

1 minut lexim

Paul Pogba thuhet se ka mbajtur një takim me drejtorin e Paris Saint-Germainit, Leonardon, për të diskutuar rreth transferimit të mundshëm në “Parc des Princes”.

Sipas “Foot Mercato”, mesfushori francez është gjithnjë e më afër kalimit te PSG-ja.

Pogba refuzoi rinovimin e kontratës me Manchester Unitedin dhe tani klubi nga kryeqyteti francez duket favorit për të siguruar shërbimet e tij.

29-vjeçari te Paris Saint-Germaini mund të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me “Djajtë e Kuq” skadon më 30 qershor.

Juventusi gjithashtu mendohet se ka shprehur për rikthimin e Pogbas në Torino.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shaqiri: Do të ketë rritje të pagave por duhet pak durim

Story i radhës

Gjermania porosi direkte Serbisë: E dini çka është kyçe për ju – mbështetja e politikës së BE-së dhe sanksionet

Të fundit nga