Pogba dhe Juventusi janë më pranë ribashkimit se kurrë

May 26, 2022
1 minut lexim

Pogba dhe Juventusi janë më pranë ribashkimit se kurrë.

Rikthimi i francezit në Torino, pas eksperiencës që pati te Mançester Junajtidi duket çështje ditësh, me bardhezinjtë që duke përfituar nga transferimi me parametër zero kanë përgatitur një ofertë të majme prej 8 milionë eurosh plus 2 të tjerash në formë bonusesh për 3 vitet e ardhshme.

Por gjithsesi, për sa kohë nuk janë zgjidhur detajet e fundit dhe mungojnë firmat mbi kontratë, torinezët nuk duan të gjenden të papërgatitur nga ndonjë surprizë e minutave të fundit dhe po monitorojnë edhe futbollistë të tjerë. Lukas Torrerira, mesfushori në pronësi të Arsenalit që këtë sezon ka qenë i huazuar te Fiorentina, po konsiderohet si një nga përforcimet e mundshme të mesfushës, duke marrë parasysh dhe koston e tij minimale.

“Topçinjtë” e vlerësojnë 15 milionë kartonin e tij, por ndërkohë që Fiore kërkon një ulje të çmimit, ka kohë vetëm deri më 31 maj për të ushtruar të drejtën e blerjes.

Nga ana tjetër Juventusi nuk do ta kishte problem shumën që kërkojnë anglezët, duke u përpjekur të bindin edhe uruguaianin me 2.7 milionë eurot që pretendon nga klubi violë. Gjithsesi, Pogba ngelet objektivi primar për mesfushën, edhe pse Torreira mund të shpresojë ende për një kalim në Torino.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

DAP nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e tatimeve në Kroaci

Story i radhës

(VIDEO) Ua mbylli dyert deputetëve, opozita kërkoi interpelancë për kryekuvendarin Xhaferi

Të fundit nga

Gresa, Rovenës: Na ofendove dhe na bullizove

Debat mes Rovenës dhe Gresës ka pasur edhe mbrëmjen e djeshme. Gresa akuzoi Rovenën për ofendime dhe bullizëm ndaj saj dhe banorëve. “Na fyeve, na ofendove na bullizove, kështu fol ti”, i
ShkoLartë