DAP nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e tatimeve në Kroaci

Zv/ drejtori i DAP-it Abdulselam Selami njofton se në kuadër të vizitës zyrtare në Zagreb, sot u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim i Drejtorisë së të Ardhurave Publike të RMV dhe Drejtorisë së Tatimit të Republikës së Kroacisë, përfaqësuar nga drejtoresha Sanja Llukarevska dhe drejtorit Bozhidar Kutlesh.
Ky Memorandum do t’ju shërbejë dy institucioneve për të shkëmbyer, përvojat, idetë dhe projektet, me qëllim të përmirësimit të punës së dy administratave.
Në takimin e përbashkët të përfaqësuesve të dy institucioneve,prezent ishte edhe Ambasadori i RMV në Kroaci z. Milaim Fetai.
“Ne si drejtori vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar në bashkëpunimin me drejtoritë tatimore të vendeve të rajonit dhe nënshkrimin e Memorandumeve për bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm”- shkruan Selami.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

(VIDEO) Angellovska-Bezoska: Qëllimi kryesor i politikës monetare në krizë është ruajtja e stabilitetit

Story i radhës

Pogba dhe Juventusi janë më pranë ribashkimit se kurrë

Të fundit nga