po punonte ne aeroportin e ri te vlores humb jeten 38 vjecari pasi rrezohet nga lartesia 6804b7623dc00

Po punonte në aeroportin e ri të Vlorës, humb jetën 38-vjeçari pasi rrëzohet nga lartësia!

April 20, 2025
1 minut lexim

Një punëtor humbi jetën pas rrëzimit nga lartësia teksa ishte duke punuar në kantierin e ndërtimit në aeroportin e Vlorës.

Viktima është shtetasi D. H., 38 vjeç, i cili ishte punonjës i një kompanie ndërtimi që po punon në projektin e aeroportit.

Pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, është arrestuar në flagrancë shtetasi D. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili mban detyrën e administratorit të kompanisë së ndërtimit.

Gjithashtu, ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit U. S., 41 vjeç, po nga Tirana, me funksion përgjegjës i punimeve. Sipas Policisë, këta dy persona dyshohet se kanë shkelur detyrimet ligjore për masat e sigurisë në punë, duke sjellë si pasojë vdekjen e punonjësit.

Sakaq, materialet hetimore janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

gashi uron pashket vlerat e perbashketa jane thelbesore per perparimin e cdo shoqerie 6804b1fe71fbc
Story i mëparshëm

Gashi uron Pashkët: Vlerat e përbashkëta janë thelbësore për përparimin e çdo shoqërie

shtrenjtimi i energjise elektrike ja sa pritet te rritet cmimi i miellit 6804c0fa1350a
Story i radhës

​Shtrenjtimi i energjisë elektrike, ja sa pritet të rritet çmimi i miellit

Të fundit nga

Finalja e vogël i vë përballë

Partizani – Dinamo është finalja e vogël që do të zhvillohet në “Final – Four”. Derbi do të vendosë për vendin e 3-të dhe të 4-të në këtë sezon dhe kjo sfidë
ShkoLartë