merz shprehet optimist perpara raundit te dyte ne bundestag jam i sigurt do ia dalim shume shpejt 681a1867f2060

Merz shprehet optimist përpara raundit të dytë në Bundestag: Jam i sigurt, do ia dalim shumë shpejt!

May 6, 2025
1 minut lexim

Friedrich Merz shprehu optimizmin e tij se ai do të zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit në Bundestag, i cili do të zhvillohet pak pas orës 16:00.

Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar CDU/CSU, Merz tha:

“Nuk ka të bëjë me mua, ka të bëjë me demokracinë. Jam i sigurt se se do ia dalim shumë shpejt”, tha Merz, sipas Bild , duke shtuar se është e rëndësishme të “shikojmë përpara” pas disfatës së mëngjesit, por edhe të “kontaktojmë kolegët e mi të SPD-së”.

Tregues i optimizmit të tij për fitoren është mesazhi që ai i dërgoi Presidentit francez Emmanuel Macron, se udhëtimi i tij i planifikuar në Paris do të zhvillohet normalisht.

“Do t’i përmbahem orarit tim, duke filluar nga nesër“, thuhet se i komunikoi Merz, presidentit francez.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

whatsapp po sjell mundesine per te krijuar sfonde te personalizuara me ai 681a15cecb6f5
Story i mëparshëm

WhatsApp po sjell mundësinë për të krijuar sfonde të personalizuara me AI

u kap me nje vajze tjeter sara kolami heq nga ndjekesit drilon ramen 681a1a45d9f8b
Story i radhës

U kap me një vajzë tjetër, Sara Kolami heq nga ndjekësit Drilon Ramën

Të fundit nga

ShkoLartë