u kap me nje vajze tjeter sara kolami heq nga ndjekesit drilon ramen 681a1a45d9f8b

U kap me një vajzë tjetër, Sara Kolami heq nga ndjekësit Drilon Ramën

May 6, 2025
1 minut lexim

Fituesi i Big Brother VIP Kosova, Drilon Rama, vijon të jetë pjesë e lajmeve, jo vetëm për triumfin në spektakël, por edhe për zhvillimet në jetën e tij personale që po zgjojnë interes të madh në rrjete sociale.

Pas përfundimit të formatit, marrëdhënia e tij me Sara Kolamin – e cila nisi brenda shtëpisë së BBVK – mbeti pezull dhe pa ndonjë deklaratë publike nga asnjëri prej tyre.

Megjithatë, së fundmi kanë qarkulluar disa pamje në rrjet ku Driloni shihet në shoqërinë e një vajze tjetër, duke nxitur aludime për një lidhje të re.

Pamjet janë bërë virale dhe kanë shtuar dyshimet se raporti me Sarën mund të ketë përfunduar.

Ky dyshim është thelluar edhe më shumë kur fansat vunë re se Sara ka hequr Drilonin nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale – një veprim që u interpretua si reagim indirekt ndaj situatës.

Edhe Driloni nuk e ndjek më Sarën, duke i shtuar më tej zërat për një shkëputje të plotë mes dyshes.

Asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një reagim zyrtar, por lëvizjet në rrjet dhe fotografitë e fundit kanë mjaftuar për të ndezur rrjetin me komente e diskutime rreth jetës së tyre. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

merz shprehet optimist perpara raundit te dyte ne bundestag jam i sigurt do ia dalim shume shpejt 681a1867f2060
Story i mëparshëm

Merz shprehet optimist përpara raundit të dytë në Bundestag: Jam i sigurt, do ia dalim shumë shpejt!

pronari i pucko petrolit asmir jahoski lirohet nga paraburgimi 681a1e482bdad
Story i radhës

Pronari i Pucko Petrolit, Asmir Jahoski, lirohet nga paraburgimi

Të fundit nga

ShkoLartë