Periudha e ngrohtë e orëve të fundit pas të ftohtit, do të jetë e shkurtër. Duke filluar nga e enjtja e datës 30 nëntor dhe për më tepër nga fillimi i dhjetorit, i ftohti polar që po pushton Evropën qendrore do të mbërrijë në Itali e një ditë më vonë edhe në rajonin e Ballkanit, duke sjellë ngrica dhe reshje të dendura bore . Këtë e ka bërë të ditur meteorologu i IlMeteo.it. Lorenzo Tedici, i cili paralajmëron stuhi të mundshme dëborë edhe në zonat fushore.
Të shtunën e parë të dhjetorit do të shohim edhe reshje dëbore në lartësitë kodrinore, ndërkohë që moti i keq do të lëvizë nga veriu drejt rajoneve qendrore , duke sjellë rrebeshe reshje në të gjitha rajonin dhe erëra shumë të forta në disa territore.
Nga vala e re e të ftohtit që po vjen nga Rusia do të mbërrijnë ngrica të forta mëngjesin e së dielës së 3 dhjetorit. Pasdite priten qiej të kthjellët, por me temperatura dukshëm të ftohta: zbritja e ajrit arktik drejt Italisë do të shënojë në fakt vlera termike rekord që nuk janë parë prej vitesh, me temperatura shumë nën zero gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.